Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me numrin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore sipas çdo kategorie. Deri në vitin 2013, numri i kontribuesve të vetëpunësuar në bujqësi është llogaritur mbi bazën e periudhave të paguara prej individëve, duke konsideruar këtu blerjet e kryera që prej vitit 1994 për shkak të faljes së kamatëvonesave. Kjo është një arsye për shkak të së cilës në raportin e vitit 2014 numri i kontribuuesve për vite të caktuara është i ndryshëm nga raportet e mëparshme të të njëjtit vit.

Duke qenë se numri i të vetëpunësuarve në bujqësi ka zënë një peshë të madhe në totalin e kontribuesve, ky ndryshim i bazës së llogaritjes sjell efekte të dukshme edhe në numrin total të kontribuesve.  Numri total i kontribuesve ka shënuar numrin më të madh në vitin 2014 me mesatarisht 654 563 kontribues, me një rritje prej 16.6% krahasuar me vitin 2013. Nga ana tjetër, numri më i ulët i kontribuesve është shënuar në vitin 2009, me rreth 548 765 kontribues.

Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore    
Statistika 2013: http://www.issh.gov.al/al/wp-content/uploads/2014/02/Perb_12_13_Interneti1.pdf   
Statistika 2014: http://www.issh.gov.al/al/wp-content/uploads/2014/02/Perb_12_14.pdf   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Korrigjimi i numrit të të vetëpunësuarve në bujqësi ka sjellë një disbalancë të madhe mes numrit të kontribuesve urbanë dhe rural. Përgjatë viteve 2008-2014, rreth 83% e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore janë kontribues urbanë. Viti 2014 shënon vitin me numrin më të lartë si të kontribuesve urbanë ashtu dhe atyre rural. 


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore    
Statistika 2013: http://www.issh.gov.al/al/wp-content/uploads/2014/02/Perb_12_13_Interneti1.pdf   
Statistika 2014: http://www.issh.gov.al/al/wp-content/uploads/2014/02/Perb_12_14.pdf   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania  

Subjektet që bëjnë deklarime për skemën e sigurimeve shoqërore janë subjektet publike; firmat private; të vetëpunësuarit; të vetëpunësuarit në bujqësi dhe subjektet e siguruara vullnetarisht.

Kontribuoi: Ina Baja