Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e pagës mesatare mujore në sektorin shtetëror dhe atë privat. Paga mesatare mujore është paga bruto që merr një i punësuar në sektorin shtetëror/privat për punën që ka kryer. Kjo pagë përbëhet nga: a) paga bazë për punën e kryer; b) shtesa mbi pagë për funksione drejtuese; c) shtesa mbi pagë për vjetërsi në punë; d) shtesa mbi pagë për vështirësi në punë; dhe e) shtesa të tjera të rregullta (tituj, grada etj.) Në pagën mesatare mujore bruto nuk zbriten kontributet personale dhe tatimi mbi të ardhurat.
Paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror ka pësuar rritje të vazhdueshme që prej vitit 2000. Rritjen më të madhe paga mesatare mujore e sektorit shtetëror e ka pasur në vitin 2007, ku krahasuar me një vit më parë, pagat e këtij sektori u rritën me rreth 17%. Në vitin 2014, paga mesatare mujore e sektorit shtetëror pati një rritje vjetore me vetëm 1.7%, duke shënuar kështu dhe rritjen më të ulët të pagës mesatare mujore të këtij sektori.
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Përveç pagës mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror përllogaritet edhe paga mesatare mujore bruto për një të punësuar. Kjo pagë mesatare llogaritet si raporti i pagës dhe trajtimeve mujore me numrin e të punësuarve si në sektorin shtetëror dhe atë privat. Sipas sektorëve të ekonomisë, pagën mesatare mujore më të lartë e gjejmë në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit. Që prej vitit 2000 e deri në vitin 2013 ky sektor ka kryesuar nivelin më të lartë të pagës mesatare mujore për të punësuar.
Përjashtim bën vetëm viti 2008, ku pagën më të lartë mesatare mujore për të punësuar e ka sektori i ndërtimit. Pagat në sektorin e ndërtimit pësuan një rritje të madhe në vitet 2007-2009, ndërsa në katër vitet e fundit paga mesatare mujore e këtij sektori paraqitet në rënie. Sektori i industrisë tregon nivele në rritje të pagës mesatare mujore vit pas viti. Sektori i tregtisë dhe shërbimeve kanë pësuar rritje të vazhdueshme të pagës mesatare mujore deri në vitin 2009, por pas këtij viti paga mesatare mujore në këto sektorë paraqetit me luhatje.
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Vendet e rajonit përllogarisin pagën mesatare mujore bruto në ekonominë e vendit, duke përfshirë dhe sektorin shtetëror dhe privat. Hungaria ka pagën mesatare mujore bruto në ekonomi më të lartë ndër vendet e marra në shqyrtim, me rreth 776 Euro/muaj.
Pas saj, vjen Mali i Zi me një pagë mesatare prej 721 Euro/muaj. Vendet e tjera kanë një pagë mesatare që varion nga 400 Euro/muaj deri në 700 Euro/muaj. Për vendin tonë paga mesatare bruto në ekonomi për vitin 2014 është 324 Euro/muaj, pra më e ulët se paga mesatare mujore në ekonomi në vendet e tjera të rajonit. Si dhe duhet theksuar që sipas të dhënave, paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror është vazhdimisht shumë më e lartë se paga mesatare mujore bruto në ekonomi.
Burimi: INSTAT; Institutet e Statistikave të Vendeve të Rajonit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kursi i këmbimit i datës 8 Maj 2015, sipas http://www.xe.com/
Shënim*: Të dhënat e marra për Shqipërinë i përkasin sektorit shtetëror, për arsye mungese të dhënash më të reja.
Paga bruto mesatare mujore në ekonomi (sektori privat dhe shtetëror) në vendet e rajonit, 2014/2015
Burimi: INSTAT; Institutet e Statistikave të Vendeve të Rajonit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kursi i këmbimit i datës 8 Maj 2015, sipas http://www.xe.com/
Shënim*: Të dhënat e marra për Shqipërinë i përkasin sektorit shtetëror, për arsye mungese të dhënash më të reja.
Kontribuoi: Ina Baja

Buxheti i shtetit është instrumenti kryesor financiar dhe politik i një qeverie, që përcakton mënyrën se si mblidhen dhe shpërndahen burimet publike për të përmbushur nevojat dhe prioritetet e vendit. Ai reflekton politikat fiskale, ekonomike dhe sociale, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve. Buxheti i shtetit…

Organizata AIS promotore e Open Data Albania po punon për rritje dhe përmirësim të Transparencës mbi Pronarin Përfitues dhe Regjistrin me Akses Publik. Duke konsideruar Gazetarët Investigativ, aktorë të rëndësishëm në zbardhjen dhe gjurmimin e rasteve që lidhen me fenomene si Pastrimi i Parave, Korrupsioni, Konflikti i Interesit dhe Influenca,…

Open Data Albania po analizon ndryshimet në të ardhurat buxhetore për vitin 2024, me Akt Normativ Nr. 3 datë 28.08.2024. Ky është ndryshimi i dytë i buxhetit të planifikuar me Ligj Nr. 97/2023. Ndryshimi i parë planifikimeve buxhetore u miratua në shkurt me Akt Normativ Nr. 1/2024 (shih artikullin për…