Open Data Albania po hulumton mbi strukturën e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore për vitet 2008-2014. Për kryerjen e analizës jemi bazuar në të dhënat statistikore për vitin 2014 të publikuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Subjektet që bëjnë deklarime për skemën e sigurimeve shoqërore janë subjektet publike; firmat private; të vetëpunësuarit; të vetëpunësuarit në bujqësi dhe subjektet e siguruara vullnetarisht. Po ashtu, pjesë e kontribuesve janë edhe kontribuesit nga shteti dhe ata me përfitim afatshkurtër, në të cilët përfshihen kategori të veçanta.

Përgjithësisht, struktura e kontribuesve është dominuar nga kontribuesit e subjekteve publike dhe firmave private. Në vitin 2008, kontribuesit nga sektori publik ishin më të lartë si në numër edhe në peshën e tyre ndaj totalit, krahasuar me kontribuesit nga firmat private.

Por duke filluar nga viti 2009 e deri në vitin 2014 kontribuesit nga firmat private kanë tejkaluar kontribuesit nga sektori publik si në numër ashtu edhe në peshën e tyre ndaj totalit. Të dy këto sektorë sëbashku kanë zënë mesatarisht 60% të totalit të kontribuesve përgjatë viteve të shqyrtuara. 

Viti 2014 solli një rritje të numrit të të vetëpunësuarit në bujqësi, ku pesha e kontribuesve nga ky sektor ishte rreth 8% më e lartë se një vit më parë.


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore    
Statistika 2014: http://www.issh.gov.al/al/wp-content/uploads/2014/02/Perb_12_14.pdf   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania 
  

Kontribuesit nga shteti zënë një përqindje të rëndësishme të totalit të kontribuesve. Gjatë viteve 2008-2014 kjo peshë ka variuar nga rreth 5% deri në  6.6% të totalit të kontribuesve. Pjesën më të madhe të këtyre kontribuesve e zënë të papunët që përfitojnë pagesë papunësie; ushtarakët dhe policët në reformë; dhe gratë e pensionuara të llogaritura për secilin vit raportues. 


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore    
Statistika 2014: http://www.issh.gov.al/al/wp-content/uploads/2014/02/Perb_12_14.pdf   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania 
  

Kategoria e fundit e përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore është ajo e kontribuesve me përfitim afatshkurtër.


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore    
Statistika 2014: http://www.issh.gov.al/al/wp-content/uploads/2014/02/Perb_12_14.pdf   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania 

Për vitin 2014, numri mesatar vjetor i kontribuesve ishte 654 563, nga të cilët 80% ishin kontribues urbanë dhe 20% kontribues ruralë. Në strukturën e subjekteve kontribuese për vitin 2014, peshën më të madhe e zënë kontribuesit nga firmat private me rreth  35% të totalit, më pas kontribuesit nga subjektet publike me rreth 24% të totalit dhe kontribuesit e vetëpunësuar në bujqësi me rreth 20% të totalit.

Pjesën tjetër e zënë kategoritë e tjera të përmendura, ku kontribuesit vullnetarë zënë edhe peshën më të vogël, me rreth 1.3%. Duhet theksuar që pesha e secilit grup ndaj totalit ka ardhur në rënie në vitin 2014, me përjashtim të peshës së kontribuesve të vetëpunësuar në bujqësi që paraqet rritje. 


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore    
Statistika 2014: http://www.issh.gov.al/al/wp-content/uploads/2014/02/Perb_12_14.pdf   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kontribuoi: Ina Baja