Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Komente dhe Analiza: ODA
Numri i kontribuesve urbanë shënoi vlerën më të ulët të tij në vitin 2007 me vetëm 423 647 kontribues. Nga ana tjetër, numri më i lartë i kontribuesve ruralë u shënua në vitin 2007, ku kishim 437 414 kontribues dhe numri më i ulët i kontribuesve ruralë u shënua në vitin 2012, ku kishim vetëm 168 513 kontribues.
Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Komente dhe Analiza: ODA
Subjektet që bëjnë deklarime për skemën e sigurimeve shoqërore janë subjektet publike; firmat private; të vetëpunësuarit; të vetëpunësuarit në bujqësi dhe subjektet e siguruara vullnetarisht.
Numri i kontribuesve nga subjektet publike ka ardhur në rënie përgjatë viteve, me përjashtim të vitit 2011 ku ka patur një rritje të lehtë të numrit të kontribuesve të këtij sektori. Kjo gjë na sugjeron një tkurrje të numrit të punonjësve në sektorin publik. Përgjatë viteve 2006-2013, numri i kontribuesve nga sektori publik ka zënë mesatarisht 23% të totalit të kontribuesve.
Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Komente dhe Analiza: ODA
Numri i këtyre kontribuesve në firmat private ka ardhur vit pas viti në rritje. Por, pavarësisht rritjes, kontribuesit nga firmat private kanë zënë mesatarisht përgjatë këtyre viteve është rreth 23% e totali të kontribuesve, po aq sa kontribuesit nga sektori publik.
Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Komente dhe Analiza: ODA
Numri i kontribuesve të vetëpunësuar ka ardhur në rritje nga viti 2006 deri në vitin 2008, ndërsa në vitin 2009 pati një rënie me rreth 15.5% të këtij numri. Më pas, nga viti 2010 deri në vitin 2013 numri i kontribuesve të vetëpunësuar ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Përgjatë viteve të shqyrtuara numri i kontribuesve të vetëpunësuar ka zënë mesatarisht 10% të totalit të kontribuesve.
Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Komente dhe Analiza: ODA
Numri i të vetëpunësuarve në bujqësi ka luhatje të vazhdueshme përgjatë viteve. Në disa vite ky numër është i lartë, për shkak të faljes së kamatëvonesave dhe krijimit të mundësisë për blerjen e periudhave që nga viti 1994. Përgjatë viteve të shqyrtuara numri i kontribuesve të vetëpunësuar në bujqësi ka zënë mesatarisht 36% të totalit të kontribuesve.
Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Komente dhe Analiza: ODA
Pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore mund të bëhen edhe individët e papunësuar nëpërmjet sigurimit vullnetar. Numri i kontribuesve vullnetarë paraqitet i ulët, me luhatje të vazhdueshme përgjatë viteve. Numri më i lartë i kontribuesve vullnetarë u arrit në vitin 2009 me 8 784 kontribues. Gjatë këtyre viteve numri i kontribuesve vullnetarë ka zënë mesatarisht 1% të totalit të kontribuesve, duke na sugjeruar një mungesë motivimi dhe besimi për përfshirjen në skemën e sigurimeve shoqërore nga ana e individëve.
Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Komente dhe Analiza: ODA
Po ashtu pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore janë edhe kontributet me destinacion nga buxheti i shtetit që përfshijnë ushtarë; të papunë që përfitojnë pagesë papunësie; persona në pagesë kalimtare; ushtarakë dhe policë në reformë; punonjës të nëntokës; punonjës të industrisë ushtarake dhe gra të pensionuara për vitin raportues. Numri i kontribuesve të kësaj kategorie ka patur ulje-ngritje të vazhdueshme gjatë viteve, duke zënë mesatarisht 4.5% të totalit të kontribuesve.
Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Komente dhe Analiza: ODA
Pjesë e kësaj skeme janë edhe kontributet me përfitim afatshkurtër si: paaftësi e përkohshme mbi ditën e 14-të; barrëlindje dhe paaftësi nga aksidentet në punë. Numri i kontribuesve me përfitim afatshkurtër ka pësuar luhatje gjatë viteve 2006-2009 dhe pas vitit 2009 shfaq një tendencë në rënie. Kontribuesit me përfitim afatshkurtër kanë zënë mesatarisht gjatë viteve 2.5% të totalit të kontribuesve.
Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Komente dhe Analiza: ODA
Për vitin 2013, numri mesatar i kontribuesve ishte 702 086, nga të cilët 496 895 ishin kontribues urbanë dhe 205 191 ishin kontribues ruralë. Në strukturën e subjekteve kontribuese për vitin 2013, peshën më të madhe e zënë kontribuesit nga firmat private dhe ato të vetëpunësuar në bujqësi, ku secili prej tyre zë rreth 29% të totalit të numrit të kontribuesve. Pas tyre, peshë të rëndësishme zënë dhe kontribuesit nga subjektet publike të cilët zënë rreth 23% të totalit.
Pjesën tjetër e zënë kontribuesit e vetëpunësuar me rreth 11% të totalit, kontribuesit me destinacion nga buxheti i shtetit zënë rreth 5% të totalit, kontribuesit me përfitm afatshkurtër zënë rreth 2% të totalit dhe në fund renditen kontribuesit vullnetarë të cilët zënë vetëm 1% të totalit të kontribuesve për vitin 2013.
Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Komente dhe Analiza: ODA