Open Data Albania po hulumton lidhur me sasinë e prodhuar të energjisë elektrike raportuar nga Enti Rregullator i Energjisë ERE për vitin 2014. Gjatë këtij viti është prodhuar një sasi prej 3 406 226 MWh nga sektori publik dhe 1 318 204 MWh nga sektori privat. Thënë ndryshe prodhimi publik i energjisë elektrike gjatë këtij viti shënon 72% të totalit të energjisë elektrike.


Burimi: http://www.ere.gov.al/mat.php?idr=184&idm=190&lang=1

Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: http://www.ere.gov.al/mat.php?idr=184&idm=190&lang=1
Komentet dhe analiza: ODA

Prodhimi neto i energjisë elektrike 2007-2014

Vlera ne MWh



Burimi: http://www.ere.gov.al/mat.php?idr=184&idm=190&lang=1
Komentet dhe analiza: ODA

Shoqëria më e madhe prodhuese në vend është KESH sh.a. me kapital 100% shtetëror, e cila gjatë këtij viti sasinë më të madhe të prodhimit e ka siguruar nga HEC-i i Komanit, përkatësisht 45% të total sasisë së prodhuar prej saj ose një sasi prej 1 548 096 MWh. Shoqëritë e tjera prodhuese ose janë me kapital privat, të licencuara nga ERE, ose funksionojnë funksionojnë në bazë të marrëveshjeve të koncesionit në shfrytëzim të koncesionarit. Sasinë më të madhe të prodhuar nga sektori publik për këtë vit e shënojnë KURUM INTERNATIONAL sha (366 467 MWh), Energji Ashta sh.p.k (200 992 MWh) dhe Euron Energy Group shpk (121 990 MWh).

Prodhimi neto sipas centraleve  2014
Vlera ne MWh



Burimi: http://www.ere.gov.al/mat.php?idr=184&idm=190&lang=1
Komentet dhe analiza: ODA

Në harkun kohor të tetë viteve, 2007-2014, situata duket të ketë ndryshuar vazhdimisht. Që prej vitit 2007 sasinë më të madhe të prodhuar në total e shënon viti 2010 me përkatësisht 7 702 478 MWh energji elektrike të prodhuar. Sasia e prodhuar nga sektori privat dhe koncensionar është rritur 22 herë për tetë vjet.

Vetëm në dy vitet e fundit, 2013-2014, sasia e prodhuar nga sektori publik ka rënë me 45%, kjo si pasojë e shtimit të numrit të shoqërive prodhuese të lidhura me rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe privatizimin e hidrocentraleve publike.

Kontribuoi: Griselda Rruci