Sipas metodologjisë së përdorur, prodhimi i grurit, është sinonim me prodhimin e vjelë dhe përfshin sasitë e shitura, konsumin direkt në familjet fermere, humbjet dhe mbetjet në fermë, si dhe humbjet gjatë transportit, ruajtjes dhe paketimit.
Në vitin 2014, u prodhuan gjithsej 280 mijë ton grurë. Krahasuar me vitin 2013, kemi një rënie të prodhimit të grurit me 5%.
Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA
Në vitin 2008 u prodhua rreth 34% më shumë grurë se një vit më parë. Nga ana tjetër, në 1999 është shënuar rënia vjetore më e madhe, ku krahasuar me një vit më parë u prodhua rreth 31% më pak grurë.
Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA
Peshën më të madhe në prodhimin e grurit për vitin 2014 e zënë qarku i Fierit me rreth 27% të totalit, qarku i Korçës me rreth 22% të totalit, qarku i Elbasanit me rreth 15% të totalit, qarku i Tiranës dhe i Beratit me rreth 7% të totalit secili. Qarqet e tjera zënë pesha që variojnë nga 2 deri në 4%.
Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA