Open Data Albania bazuar nё tё dhënat e Bankës Botërore ka përditësuar të dhëna lidhur me ndryshimet që ka pësuar çmimi i naftës për konsumatorin final në Republikën e Shqipёrisё dhe në botë me vitin 2014. Në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës ёshtё rritur mesatarisht me 0.1 dollar amerikan për litër çdo dy vjet. Në vendin tonë nafta vlerësohej me 0.43 dollar amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth katër herë më pak se në vitin 2014 ku çmimi i naftës shënon 1.71 dollar amerikan për litër.


Burimi: Banka Boterore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Kontinenti “Europa dhe Azia Qendrore”, në të cilin bën pjesë dhe vendi ynë, në vitin 2014 e tregton naftën me 1.6 dollar amerikan për litër, duke rezultuar dhe si kontinenti me çmimin më të lartë të këtij hidrokarburi. Ndërsa kontinenti me çmimin më të ulët të naftës është ai i Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore ku nafta në vitin 2014 ka një çmim prej 0.66 dollar amerikan për liter. Ky  çmim gati 2.5 herë më i ulët vjen si pasojë e puseve të naftës që gjenden në këto zona, duke e bërë këtë vend prodhues të këtij hidrokarburi.


Burimi: Banka Boterore ​
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2014 situata në Shqipëri dhe në disa nga vendet e rajonit lidhur me çmimin e naftës paraqitet sipas grafikut:


Burimi: Banka Boterore ​
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Banka Boterore ​
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në dy vitet e fundit cmimi i naftës në Republikën e Shqipërisë është ulur me vetëm 0.08 dollar amerikan për litër, ndërkohë që në vendet e tjera ndryshimi është më i lartë. Kjo rënie e vogël vjen si pasojë e taksës së karbonit, e cila aplikohet në hidrokarburet që i shkaktojnë ndotje ambientit. Në këto dy vite kjo taksë ka mbetur e pandryshuar, duke e reflektuar një gjë të tillë edhe në cmimin e hidrokarburit të naftës. Nëse i kthehemi analizës në monedhën tonë kombëtare shohim që vitin 2014 nafta është tregtuar me 3.6 lekë/litër më shumë se në vitin 2012.

Shkarko excel: Luhatjet e çmimit të naftës në Shqipëri dhe në botë 1998-2014
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci