13 subjekte të mëdhaja në Shqipëri ndodhen nën falimenet për periudhën shtator 2015, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.  Është  Open Data Albania ajo që po hulumton lidhur me subjekte të kategorisë së tatimpaguesve të mëdhenj të cilët janë nën faliment si dhe detyrimet që ata kanë ndaj sistemit bankar.



Në total janë 7.18 miliard lek kredi, leasing apo overdraft cilësuar tashmë kredi me probleme që u përkasin shtatë subjekteve tatimpagues të mëdhenj, nën sekuestro dhe falimentim.
Tatimpaguesi i madh që ndodhet nën faliment dhe njëkohësisht ka vlerën më të lartë të kredive të hapura është “City Park” me një detyrim të reflektuar në pasqyra kontabël, prej 3 696 963 347 lekësh ndaj sistemit bankar. Nga këto 242 495 818 lekë (Credins Bank), 163 789 683 lekë (Union Bank), 46 749 709 lekë (Credins Leasing), 3 243 928 137 lekë (Raiffeisen Bank & Tirana Bank). Kapitali i tij, i cili ndahet Avni Ponari (21%), Bedri Rryta (5%), Artan Mene (62%), Arian Mene (2%), Eduart Ibrahimi (5%), Aleksandër Pilo (5%). Kapitali themeltar shënon një vlerë prej 100 000 lekë.
Edhe “Taci Oil shpk” kuotat e të cilit janë 100% nën emrin e  Rezart Taci ka një vlerë të lartë të kredive të hapura. Përkatësisht, 208 395 000 lekë (Tirana Bank), 248 466 023 lekë (ISP), 380 000 000 lekë (Credins Bank), 359 738 427 lekë (Raiffaisen overdraft) dhe 541 150 248 lekë (ISP overdraft).
Në rastet e analizuara janë konsideruar vetëm kredi të karakterit bankar të marra drejtpërdrejt nga shoqëria dhe nuk janë reflektuar kredi të ortakëve apo aksionerëve të kompanisë. Në total të Shtator 2015 rezultojnë nën faliment 118 subjekte. Në këtë artikull të ODA është hulumtuar vetëm për subjekte tatimpagues të mëdhenj. 
Tatimpagues të Mëdhenj nën faliment dhe detyrime ndaj Sistemit Bankar Shtator