Bankat Komerciale janë banka tregtare që pranojnë depozita monetare ose fonde të tjera te ripagueshme nga publiku dhe i përdorin ato për dhënie kredie dhe emetim të mjeteve të pagesës në formën e parasë elektronike. Në vitin 2014 në Republikën e Kosovës, listës së bankave të licensuara nga BQK i shtohet dhe Banka Kreditore e Prishtinës, e cila është një shoqëri aksionere me një kapital prej 2 540 544 Euro.
Bankat Komerciale qe operojnë ne Republikën e Kosovës
Vlera ne Euro
Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA
Numri i subjekteve te licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës 2010-2013
Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA
Gjatë vitit 2014 rezultojnë të licencuara nga BQK dy fonde pensionale, katërmbëdhjetë kompani sigurimi, tetëmbëdhjetë institucione mikrofinanciare dhe dyzet e dy ndihmës financiar. Fondet pensionale janë institucione që merren me menaxhimin e kursimeve pensionale në një afat të gjatë kohor.
Kompanitë e sigurimeve janë institucione të cilat premtojnë ti paguajnë personit apo shoqërisë së siguruar dëmin e ndodhur nga rreziku që ato paracaktojnë ndërmjet tyre kundrejt një çmimi gjithashtu të paracaktuar. Institucionet Mikrofinanciare janë organizata që ofrojnë kredi të vogla për individët ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta. Ndihmësit Financiar janë ndërmjetësues financiar dhe aktivitetesh të tjera ndihmëse.
Çdo vit në Kosovë licencohen mesatarisht 2-3 subjekte nga Banka Qendrore.