Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me tregun e punës në sistemin bankar, konkretisht numrin e personave të punësuar në banka të nivelit të dytë me vitin 2014. Të dhënat e marra nga Shoqata Shqiptare e Bankave na vijnë në ndihmë të analizojmë ritmin e rritjes apo tkurrjes së tregut të punës në këtë sektor si dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientit qoftë ky individë apo biznes.

Në vitin 2014 rezultojnë gjithsej 6 825 persona të punësuar në sistemin bankar. Rritja vjetore është vetëm 117 punonjës më shumë. Nga këto 1 403 persona ose 21% e totalit janë të punësuar pranë Raiffeisen Bank Albania, 1 287 persona janë të punësuar pranë Bankës Kombëtare Tregtare, 654 pranë Credins Bank, 566 pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe pjesa tjetër në dymbëdhjetë bankat e tjera të nivelit të dytë që operojnë aktualisht në Shqipëri.


Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe analiza: ODA

Këta persona janë të punësuar në një nga 526 degët që ushtrojnë aktivitetet bankare. Mesatarisht në rang vendi një degë ka rreth 13 të punësuar. Numrin më të madh të degëve për vitin 2014 e shënon Raiffeisen Bank Albania me përkatësisht 90 degë, pasuar nga Banka Kombëtare Tregtare me 88 degë dhe Credins Bank me 49 degë.

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe analiza: ODA

Në harkun kohor 2009-2014 numri i të punësuarve në këtë sektor ka pësuar luhatje. Përkatësisht nga 6 384 të punësuar në vitin 2009 në 5936 të punësuar në vitin 2010, duke u rritur në 6710 dhe 6 747 të punësuar në dy vitet e ardhshme. Në vitin 2013 numri i të punësuarve në sistemin bankar shqiptar bie sërish në 6 708 persona për t’u rritur në 6 825 në vitin 2014.

Numri i të punësuarve në banka të nivelit të dytë 2009-2014



Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe analiza: ODA

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe analiza: ODA

Dy bankat me numrin më të madh të të punësuarve, përkatësisht Raiffeisen Bank Albania dhe Banka Kombëtare Tregtare kanë ndjekur trende të ndryshme. Raiffeisen Bank Albania ka rritur ndjeshëm numrin e të punësuarve në vitet 2009-2010 me përkatësisht 1 067 të punësuar më shumë në vitin 2010. Ky trend është ndjekur edhe në vitin pasardhës ku kjo bankë shënon 1 468 të punësuar. Në tre vitet e ardhshme numri i të punësuarve në këtë institucion ka rënë dukë shënuar 1 458 të punësuar në vitin 2012, 1 417 në vitin 2013 dhe 1 403 në vitin 2014.

Numri i degëve bankare 2009-2014


Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe analiza: ODA

Shtesa/Pakesime numri i degëve bankare 2009-2014

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe analiza: ODA

Për Bankën Kombëtare Tregtare numri i të punësuarve ka ndjekur trend rritës përgjatë gjithë harkut kohor 2009-2014. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më degët. Pranë kësaj banke çdo vit punësohen mesatarisht rreth 87 persona dhe hapen rreth 4 degë të reja.  ProCredit ka shkurtuar e mesatarisht 343 punonjës në tre vitet e fundit. Gjatë kësaj periudhe kjo bankë ka mbyllur gjithsej 15 degë.

Në tre vitet e fundit përkatësisht 2012-2014 fitimi para tatimit i bankave është rritur mesatarisht me 56% në vit, ndërsa të punësuarit me vetëm 1%.

Kontribuoi: Griselda Rruci