Në krizë apo jo, bankat e nivelit të dytë janë duke fituar shumë nga shqiptarët. Nëse në vitin 2013, fitimet e tyre ishin më shumë se 11.6 miliardë lekë (të reja) në vitin 2014 fitimi i tyre është rritur me më shumë se 3 miliardë lekë duke shkuar në afërsit 14.5 miliardë lekë.
Është Open Data Albania që ka bërë një studim në lidhje me fitimet e bankave të nivelit të dytë në Shqipërisë, që nuk janë pak, por 16 të tilla.
 
“Ne total fitimi përpara tatimit në vitin 2014 qëndron në vlerën 14. 885.933.591 lekë. Ndërsa në vitin 2013, fitimi përpara tatimit ishte në nivelin 11.681.829.267 lekë”, thuhet në studimin e ODA.