Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin total të zgjedhësve në listat e votimit në katër proceset e fundit zgjedhore 2009, 2011, 2013 si dhe për procesin e fundit të 21 qershorit 2015. Trendi i  përgjithshëm që është vënë re në lidhje me numrin e qytetarëve në  këto lista votimi, nga viti 2009 në vitin 2015, është rritës. 

Në vitin 2009 janë gjithsej në listë 3 084 946 votues, duke vijuar me 3 199 554 zgjedhës në vitin 2011 dhe 3,274,255 të tillë për zgjedhjet e 23 qershor 2013. Në vitin 2015 numri i votuesve në listat zyrtare të votimit ishte 3,372,471 zgjedhës, shifër kjo e gjeneruar nga databaza e  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Numri i qytetarëve në listën e zgjedhësve 2009, 2011, 2013 dhe 2015



Burimi: cec.org.al
Përpunimi dhe Komente: ODA


Burimi: cec.org.al
Përpunimi dhe Komente: ODA

Numri i zgjedhësve ne liste sipas qarqeve, procese zgjedhore 2009-2015



Burimi: cec.org.al
Përpunimi dhe Komente: ODA


Burimi: cec.org.al
Përpunimi dhe Komente: ODA

Për vitin 2015 kundrejt 2013-ës, qarku i Tiranës ka një rritje prej 3.97 %. Qarku që ka numrin më të vogël të votuesve është Kukësi. Qarku që ka pësuar rritjen më të madhe të numrit të zgjedhësve nga zgjedhjet e vitit 2013 në ato të vitit 2015 është Durrësi me rritje prej 5.57 %.


Burimi: cec.org.al
Përpunimi dhe Komente: ODA

Burimi: cec.org.al
Përpunimi dhe Komente: ODA

Nga viti 2013 në vitin 2015 ka pasur edhe qarqe të cilave ju është tkurrur numri i zgjedhësve. Qarku i Gjirokastrës ka pësuar pakësim të numri i zgjedhësve kundrejt procesit të 2013 ës, ku numri është tkurrur me 0.11 %.

Ndryshimi në % Zgjedhës në listë  Procese Zgjedhore 2009, 2011, 2013 dhe 2015



Burimi: cec.org.al
Përpunimi dhe Komente: ODA