Open Data Albania ka hulumtuar mbi pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet  për organe të qeverisjes vendore të 21 qershorit 2015. Për të hulumtuar mbi pjesëmarrjen, janë konsideruar tregues për votues sipas regjistrit të zgjedhësve; votues që janë paraqitur në votim dhe përqindja e tyre si nivel pjesëmarrje në proces. Të dhënat janë analizuar në rang kombëtar e njëkohësisht sipas qarqeve.

Në rang kombëtar zgjedhës total në listë janë 3 372 471 ( tre milion e treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e katërqind e shtatëdhjetë e një) shtetas shqiptarë. Votues që kanë ushtruar këtë të drejtë janë 1 612 217 (një milion e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e dyqind e shtatëmbëdhjetë). Treguesi i pjesëmarrjes në votime në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015  ka rezultuar 47.83 %.

Pjesëmarrja në Votime në rang Kombëtar. Procesi Zgjedhor 2015 dhe 2011


Burimi:  cec.org.al,Rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015
Përpunimi dhe Komente: ODA


Burimi: 
  cec.org.al ,Rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015
Përpunimi dhe Komente: ODA

Kjo diferencë e madhe ndërmjet shtetasve që kanë të drejtë vote dhe atyre që ushtrojnë të drejtën e votës, dëshmon një defekt të përfaqësimit zgjedhor. Mospjesëmarrja në votime është rritur ndjeshëm kundrejt zgjedhjeve për pushtet vendor 2011 ku në rang kombëtar pjesëmarrja në votime ishte 50.5%. Kjo mospjesëmarrje është theksuar në disa zona duke adresuar probleme të pamundësisë për të votuar nga emigrantët, apo apati dhe pakënaqësi të votuesve ndaj kandidatëve dhe subjekte.



Burimi:
 cec.org.al,Rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015
Përpunimi dhe Komente: ODA



Burimi: 
cec.org.al,Rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015
Përpunimi dhe Komente: ODA

Qarku që ka pasur numrin më të madh të zgjedhësve në listë është Tirana me 816 875 persona. Pjesëmarrja në votim në përqindje për këtë qark është 50.07 % ose 2.6% më pak se në zgjedhjet për pushtet lokal të mëparshme. Kukësi dhe Dibra janë dy qarqe që karakterizohen nga niveli më i lartë i pjesëmarrjes në votim me përkatësisht 58.79 % dhe 57.76 %. Vlora është qarku me nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në votime prej 36.75 %. Në vitin 2011 në këtë qark pjesëmarrja në votime ishte 41.8%. Karakteristikë është fakti që qarqet e jugut kanë në përgjithësi nivel më të ulët se niveli kombëtar i pjesëmarrjes në votime.


Burimi: cec.org.al,Rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015
Përpunimi dhe Komente: ODA

Pjesëmarrja në votime sipas Qarqeve, Zgjedhjet Lokale 2015



Burimi: 
  cec.org.al,Rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015
Përpunimi dhe Komente: ODA

Në Lezhë dhe në Kukës pjesëmarrja në votim ka rënë ndjeshëm në procesin 2015 kundrejt procesit 2011. Konkretisht në vitin 2011 në zgjedhje për qarkun Lezhë votuan 51.3% e totalit të zgjedhësve, ndërsa në Zgjedhjet për Pushtet Lokal 2015 vetëm 42.4%. Në Kukës, pjesëmarrja në zgjedhjet për pushtet lokal 2015 ishte 58.8% ndërsa në zgjedhjet e mëparshme për pushtet lokal ato të 2011 ishte 65.5% pjesëmarrje.