Qeveria Shqiptare ndryshoi për herë të dytë Ligjin Nr. 97/2023 “Për Buxhetin e Vitit 2024”, në 28 Gusht me Akt Normativ Nr. 3. Buxheti për Ministritë u ri planifikua në 367.3 miliard lekë (nga 359.6 miliard lekë në AN 1/2024), i cili përbën 85.3% të buxhetit total për Institucionet Buxhetore (IB).

Shtesa për Institucionet Buxhetore (16.4 miliardë lekë) me aktin normativ Nr. 3/2024, në masën 44% shkojnë për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, konkretisht 7.25 miliard lekë. Në vend të dytë, Ministria e Brendshme merr shtesë fondi 1.4 miliard lekë, që përbën 8.6% të fondit shtesë për IB. Vijojnë listën me rritje modeste fondesh Ministria e Arsimit dhe Sportit me plus 269 milion lekë (apo 2.26% të fondit shtesë), Ministria e Mbrojtjes plus 356 milion lekë (2.17% fondit shtesë), etj.

Nga ana tjetër Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, rezultojnë me reduktim buxheti, përkatësisht 1.33 miliardë lekë, 310 milion lekë dhe 250 milion lekë.



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



*Shënim: Në fillim të vitit buxhetor Ministria e Ekonomisë ishte e bashkuar me Ministrinë e Financave dhe ndarë nga Ministria e Kulturës, prandaj ndryshimi nga Ligji Nr. 97/2023 në të dy aktet normative për Ministritë në fjalë është drastik
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ministrisë së Infrastrutkurës dhe Energjisë i shtohen 7.25 miliard lekë fonde për programet Transporti Rrugor (5.25 miliard lekë) dhe Furnizimi me Uje dhe Kanalizime (2 miliard lekë). Buxheti për programet e tjera të MIE-së mbetet në nivelin e planit të programuar në aktin e shkurtit.

Nga shtesa 5.25 miliard lekë, 4.75 miliard lekë do shkojnë për financimim e projekteve të rrugës Elbasan-Lekaj, Fier-Kthesa Patos-Frataj dhe Bërdicë-Unaza Lindore, ndërsa 500 milionë lekë për shpenzime operative (paga dhe sigurime). Shtesa prej 2 miliard lekë do të akordohet për financimin e projekteve “Ndërtimi i sistemit të kanalizimeve të njësisë administrative Hudënisht, Bashkia Pogradec”, “Optimizimi i ujësjellësit të Vorës dhe rrethinat”, “Sistemi i ri KUZ dhe ITUP në zonën turistike të Spillesë, Bashkia Kavajë”, etj.

Më herët kësaj ministrie, përmes Aktit Normativ Nr. 1 datë 21.02.2024, iu shtua 4.36 miliard lekë. Në total nga buxheti fillestar (Ligji Nr. 97/2023) deri në ndryshimin e fundit (Akt Normativ Nr. 3 datë 28.08.2024), shtesa për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është plus 11.6 miliard lekë.



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Buxheti për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë sipas Programeve, Akt Normativ 1/2024 vs 3/2024 (në mijë Lekë)
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ministria e Brendshme është institucioni i dytë buxhetor i cili merr shtesë buxhetore prej 1.4 miliard lekë. Kjo shtesë shkon për programin Policia e Shtetit.

Sipas Relacionit shoqërues të Aktit Normativ, Ministria e Brendshme merr shtesë fondesh 1.3 miliardë lekë dhe 500 efektivë të rinj me qëllim përballimin e nevojave 12M për kompensimin ushqimor, krahas orëve jashtë orarit, në kuadër të sezonit intensiv turistik dhe efektit financiar, në zbatim të marrëveshjes së re Shqipëri-Itali për protokollin për emigracionin. Një shtesë prej 100 milion lekë shkon për projektet e reja në zbatim të marrëveshjes Shqipëri-Itali për protokollin për emigracionin.



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Buxheti për Ministrinë e Brendshme sipas Programeve, Akt Normativ 1/2024 vs 3/2024 (në mijë Lekë)
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Buxheti për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit riplanifikohet me reduktim prej 1.33 miliard lekë. Sigurimi Shoqëror ka reduktim më të lartë (1.1 miliard lekë). Zbritje Fondesh kanë gjithashtu Arti dhe Kultura, Mbeshtetja per Zhvillim Ekonomik dhe Tregu i Punes. Shtim fondesh ka Arsimi i  Mesem Profesional, Mbështetja për Inovacion dhe Teknologji  dhe Strehimi.



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Buxheti për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit sipas Programeve, Akt Normativ 1/2024 dhe 3/2024 (në mijë Lekë)
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rezulton me reduktim fondesh prej 310 milion lekë (shtohen shpenzimet kapitale me 250 milion lekë dhe reduktohen shpenzimet operative me minus 560 milion lekë).

Reduktohet buxheti për Shërbimet e Kujdesit Parësor dhe Përkujdesi Social dhe shtohen fondet për Shërbimin e Kujdesit Dytësor dhe Shëndetit Publik.



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sipas Programeve, Akt Normativ 1/2024 dhe 3/2024 (në mijë Lekë)
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rezulton gjithashtu ndër tre ministritë me reduktim buxheti, prej 250 milion lekë (shtohen shpenzimet operative me 460 milion lekë dhe ulen shpenzime kapitale me minus 710 milion lekë).

Shtesë në fonde ka vetëm programi i Menaxhimit të infrastruktures se kullimit dhe ujitjes (plus 400 milion lekë). Programet e tjera si Mbështetja për Zhvillimin Rural, Politika e Sigurisë Ushqimore apo Mbështetja për Peshkimin, rezultojnë me ulje buxheti.



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sipas Programeve, Akt Normativ 1/2024 dhe 3/2024 (në mijë Lekë)
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ministrisë së Arsimit dhe Sportit i shtohen 369 milon lekë (ulen shenzimet kapitale dhe rriten shpenzimet operative). Fondet për Shkencën rezultojnë me reduktim plani. Shtesë fondesh ka Arsimi Bazë, Arsimi Universitar dhe Zhvillimi i Sportit.



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Buxheti për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit sipas Programeve, Akt Normativ 1/2024 dhe 3/2024 (në mijë Lekë)
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ministria e Mbrojtjes merr fonde shtesë në masën 355.5 milion lekë (shtohen shpenzimet operative me 540 milion lekë dhe reduktohen shpenzimet kapitale me 184.5 milion lekë). Arsimi Ushtarak rezulton me zbritje fondesh. Shtesë fondi kanë programet Forcat e Luftimit, Mbështetja e Luftimit, Mbështetje per Shëndetësine dhe Emergjencat Civile.



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes sipas Programeve, Akt Normativ 1/2024 dhe 3/2024 (në mijë Lekë)
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ministria e Evropës dhe Punëve te Jashtme rezulton me shtesë fondesh për shpenzime kapitale në masën 173 milion lekë.

Ministria e Drejtësisë merr fonde shtesë në masën 171 milion lekë (11 milion lekë shtesë në shpenzimet operative për programin Mjekësia Ligjore dhe 160 milion lekë shtesë në shpenzime kapitale për Sistemin e Burgjeve).


Tabela: Buxheti për Ministrinë e Evropës dhe Punëve te Jashtme sipas Programeve, Akt Normativ 1/2024 vs 3/2024 (në mijë Lekë)
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Buxheti për Ministrinë e Drejtësisë sipas Programeve, Akt Normativ 1/2024 vs 3/2024 (në mijë Lekë)
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka shtesë fondesh prej 77.6 milion lekë (reduktohen fondet për Mbrojtjen e Mjedisit dhe shtohen fondet për Administrimin e Pyjeve dhe Zhvillimin e Turizimit).



Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ministria e Financave ka shtesë fondesh në masën 41 milion lekë (shtohen shpenzimet kapitale në masën 51 milion lekë dhe ulen shpenzimet operative me 10 milion lekë).


Tabela: Buxheti për Ministrinë e Financave sipas Programeve, Akt Normativ 1/2024 vs 3/2024 (në mijë Lekë)
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/viti-2024-4/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Open Data Albania ka publikuar indikator dhe analiza mbi Buxhetin e Shtetit, Investimet Publike, Shpenzime tё Thesarit tё shtetit duke mundësuar informacion mbi shpërndarjen e parave tё Taksapaguesve. Analiza të tjera lidhur me Buxhetin e Shtetit, mund të aksesohen në webin ndiqparate.al, tema Financa Publike.

Organizata AIS ka shprehur edhe më herët rezerva sa i përket ndryshimit të Buxhetit me Ligje Speciale të Qeverisë Akt Normativ si një formë që cënon Parimin e Ndarjes së Pushteteve dhe rolin mbikëqyrës të Parlamentit mbi Finacat Publike – The Council of Ministers assumes the authority of the Legislative. Normative Act No. 1 Amendments to the 2024 Budget Law violates Article 7 of the Constitution, the Principle of Separation of Powers – Albanian Institute of Science (ais.al).

Shkarko excel: Buxheti për Ministritë, Rishikuar me Akt Normativ Nr. 3 datë 28.08.2024
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli