Arsimi është cilësuar thuajse përherë si sektor prioritar i çdo projektbuxheti. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim realizimin faktik të shpenzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) për vitin 2014. Në buxhetin fillestar 2014, për Minsitrinë e Arsimit dhe Sportit ishin parashikuar 40.1 miliardë lekë duke e renditur MAS institucionin e dytë me fondet më të larta pas Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në raport me PBB-në, pesha e tij ishte 2.875%, vetëm 0.039% më shumë se në vitin 2013.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komentet dhe përpunimi: ODA

Nështator 2014, financimi për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit u rrit me 175 milionë lekë. Në mënyrë specifike, u rritën me 400 milionë fondet për programin “Arsimi i mesëm i përgjithshëm” dhe u ulën me nga 110 milionë fondet për “Arsimin profesional”, i cilësuar si prioritet për Buxhetin e Vitit 2014 dhe për “Arsimin e Lartë”.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komentet dhe përpunimi: ODA

Në fund të vitit 2014, në Raportin e Monitorimit, MAS shprehet për 40.84 miliardë lekë shpenzime faktike. Ky nivel është sa 101.84% e financimit tëparashikuar të kësaj ministrie në Buxhetin Fillestar 2014. Me nivel të ulët realizimi shfaqen programet “Planifikim, menaxhim dhe administrim” 88.46% dhe “Arsimi i mesëm profesional” 90.93% krahasuar me planin fillestar apo 225 milionë lekë më pak. Niveli më i ulët i realizimit në “Arsimin e mesëm profesional”është nëshpenzimet publike, me 84% të planit të miratuar, i shkaktuar kryesisht nga mosrealizimi i projekteve si: “Rikonstruksioni i shkollave profesionale” parashikuar 83.5 milionë lekë, realizuar 22.5 milionë apo 27%, “Blerje pajisje për fuqizimin e bazave didaktike” realizuar 23% apo 139 milionë lekë më pak.

“Arsimi i mesëm i përgjithshëm” dhe “Arsimi bazë” paraqiten përkatësisht me 102.5% dhe 100.7% krahasuar me Buxhetin Fillestar 2014. Programi që ka përjetuar ndryshimin më të madh ka qenë “Zhvillimi i Sportit” i cili nga 168 milionë në planin fillestar ka përfunduar në 808 milionë lekë të shpenzuara faktikisht, 4.8 herë më shumë. Kjo rritje është shkaktuar nga financimi i projekit “ Rikonstruksion i parkut Olimpik Tiranë dhe Stadiumit Elbasan” për 600 milionë lekë në total.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komentet dhe përpunimi: ODA

Edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit u mbështet në fund të vitit në përdorimin e Letër Kredive për realizimin e investimeve publike. Në total ato ishin 615 milionë lekë, sa 17.8% e shpenzimeve kapitale në Buxhetin Fillestar 2014. Kjo shumë i përkiste 3 projekteve kryesore: “Rikonstrukionit të parkut Olimpik dhe Stadiumit Elbasan” 200 milionë lekë, “Blerje pajisjesh dhe tabletash për platformën e-Learning” 395.1 milionë lekë dhe “Pajisje institucionale për qendrën ndëruniversitare e shërbimit telamatik” për 20 milionë lekë.

Buxheti i Minsitrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe realizimi i tij për vitin 2014



Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komentet dhe përpunimi: ODA

Kontribuoi: Blerta Zilja