Në këtë artikull po publikohet databaza me të dhëna për 100 tenderat me vlerë fond limit më të lartë të mbajtur nga autoritetet shqiptare në vitin 2021. Të dhënat po publikohen në kuadër të transparencës me kontraktime dhe kontraktor publik. 100 tenderët big të shpallur këtë vit kanë vlerë total të fondit limit 76 585 232 788 Lekë (shtatëdhjetë e gjashtë pikë pesëdhjetë e tetë miliardë). Organizata AIS monitoron çdo ditë tenderime të sektorëve kryesor në vend si Infrastrukturë Rrugore; Infrastrukturë Zhvillim; Shëndetësi; Kontraktime të Qeverisjes Vendore; Kontraktime të Shoqërive Publike.

Tenderi me vlerën më të lartë i shpallur dhe finalizuar nga autoritete publike në vend gjatë 2021 është Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 Vlorë – Sarandë. Ky tender ka vlerë 18 967 810 952 Lekë dhe u fitua nga një bashkim operatorësh turk İNTEKAR YAPI LTD. ŞTİ. Ky tender është prokuruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në 100 tenderat me vlera më të larta të vitit 2021 janë 15 prej tyre të Autoritetit rrugor Shqitar ARSH.  Ky autoritet ka tenderuar disa akse kryesisht në territorin e Tiranës si dhe janë punimet në Unazën e Jashtme me Lote, Sheshi Shqiponja deri Lumi i Tiranës etj.

35 tendera nga 100 tenderët më të mëdhenj janë bërë me procedurë të Kufizuar dhe Procedurë me Negocim, çka do të thotë procedura pa garë dhe konkurrencë. Vlera e tyre është:

Ky publikim bëhet në kuadër të transparencës me tendera dhe kontraktime publike. AIS ka monitoruar nga 2011 të dhëna të karakterit publik  mbi Pagesa, Tenderime dhe Biznese Kontraktore me Shtetin.

Databaza të organizatës tonë për  #Information, #Transparency, dhe #Llogaridhenie

–           Open Procurement Albania https://openprocurement.al   
–           Open Data Albania #FollowTheMoney https://ndiqparate.al/en/10789-2/  
–           Open Spending Albania me të dhëna pagesa Thesari i Shetit https://spending.data.al/en  
–           Open Corporates Albania të dhëna për bizese dhe kontraktor publik https://opencorporates.al/  

Shkarko excel: Open Procurement Albania Publikon: 100 tenderët BIG me vlerë më të lartë mbajtur në vitin 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania