Njëra prej tyre është metoda e shpenzimeve. Vlerësimi i PBB-së me metodën e shpenzimeve përfshin lidhjen ndërmjet 4 sektorëve të ekonomisë: Familjeve, Ndërmarrjeve, Qeverisë dhe Sektorit të Jashtëm. Duke qenë se PBB mat prodhimin e të gjithë ekonomisë së një vendi, ajo mund të matet gjithashtu duke mbledhur të gjithë shpenzimet e realizuara nga të katër këta sektorë.
Konsumi privat, ose e quajtur ndryshe edhe konsumi final i familjeve, përbëhet nga shpenzimet totale të mallrave dhe shërbimeve nga ana e familjeve rezidente për të plotësuar kërkesat e tyre individuale.
Burimi: INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas metodës se shpenzimeve
Komentet dhe analiza: ODA
Niveli i konsumit privat ka pasur rritjen më të madhe në vitin 2008 (rritje me 15.2%), dhe rritjen më të vogël në vitin 2013 (rritje me 3.3%). Mesatarisht, rritja vjetore e konsumit privat ka qenë 6.8% në 10 vitet e fundit.
Burimi: INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas metodës se shpenzimeve
Komentet dhe analiza: ODA