Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me raportin borxhi i brendshëm dhe kreditimi për vitet 2010-2015. Borxhi i brendshëm është borxhi i marrë nga qeveria qendrore për përmbushjen e nevojave të saj financiare afatshkurtra apo afatgjata dhe mbahet kryesisht nga Banka e Shqipërisë, banka të nivelit të dyte, shoqëri të tjera financiare dhe individët.

Qëllimi i analizës është vlerësimi nëse aplikimi i borxhmbajtjes për borxhin e garantuar publik ka dëmtuar kreditimin kundrejt sektorëve ekonomik privat.


Burimi: Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë
Komente dhe analiza: ODA

Në harkun kohorë 2010 deri 2013 borxhi i brendshëm publik qëndron në vlera më të ulëta se kreditimi bankar i ekonomisë. Në vitin 2013 ky raport u përmbys. Kërkesa e qeverisë për borxh të brendshëm e kaloi vlerën e kreditimit ekonomik për sektorë privat dhe biznese. Në vitin 2015 borxhi i brendshëm publik (stok) qëndron në vlerën 551.37 miliard lekë ndërsa kreditimi bankar në vlera 546.87 lekë. 

Në vitin 2015 kërkesa e qeverisë për borxh të brendshëm pësoi ule të ndjeshme për shkak të riemetimit të Eurobondit. Ndërkohë kërkesa të larta që qeverive për borxh të brendshëm në një masë të caktuar ndikojnë edhe në orientimin e bankave të nivelit të dytë në borxhdhënie të garantuara kundrejt kreditimit bankar të sektorëve privat si borxhdhënie me më shumë risk për garanci.


Burimi: Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë
Komente dhe analiza: ODA

Vlera më e ulët e raporti borxh publik me kreditim privat në raportin 0.809 është në vitin 2011 dhe vjen kryesisht si pasojë e rritjes së nivelit total të kreditimit privat. Ndërkohë vlerat më të larta të këtij raporti janë në vitet 2014 dhe 2015 përkatësisht në nivelet e 1.008 dhe vijnë kryesisht nga rritja e stokut të borxhit të brendshëm në 2014. Rritja e borxhit të brendshëm në këtë vit ka të bëjë me emetimin e obligacioneve më afat 10 vjeçar nga ana  e qeverisë.

Për vitin 2015 ulja e borxhit të brendshëm dhe nga ana tjetër ulja e kreditimit privat është afësisht në të njejtat nivele dhe si rezultat raporti ka qëndruar në nivelin e 1.008. Ulja e kreditimit privat në këtë vit ka të bëjë edhe me fshirjen nga regjistrat e bankave të kredive të humbura, të mbartura në vite në pasqyrat financiare si pa shpresë arkëtimi pas ndërmarrjes së të gjitha hapave ligjorë.