Teknologjia dhe interneti janë dy gjëra që shkojnë bashkë edhe në Shqipëri. Open Data, në një hulumtim të saj thotë se gjatë harkut kohor 2011- 2014, rrjeti i pajtimtarëve të internetit 3G është rritur me 400%. Sipas artikullit Vodafone ka dhe numrin më të madh të pajtimtarëve të internetit 3G, përkatësisht me 86 580 me formatin USB/ Modem si dhe 858 366 pajtimtarë me aparat celular.
Siç dhe kuptohet nga shifrat numri i personave që përdorin internetin në celular është dhe më i lartë në krahasim me atë të përdorur në rrjete fiske apo në shtëpi.
 
Më poshtë artikulli i plotë i Open Data:
Open Data Albania po hulumton lidhur me ecurinë e përdorimit të internetit në vitet 2010-2014. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, gjatë këtyre viteve ka pasur ndryshime si në numrin e pajtimtarëve me askes broadband, ashtu edhe në mjetet e përdorura për të aksesuar në internet si dhe volumin e të dhënave të transmetuara.
 
Ø  Në vitin 2014 raportohen gjithsej 1 637 994 pajtimtarë të internetit, ndër të cilët 206 896 janë pajtimtarë me akses broadband nga rrjete fikse, 177 613 janë pajtimtarë me akses broadband 3G me USB/ Modem dhe 1 253 485 janë pajtimtarë me akses broadband 3G me aparat celular.
Ø  Ndër pajtimtarët me akses në internet nga rrjetet fikse 40% përdorin operatorin Albtelekom (82 118 pajtimtarë), 23% operatorin ABCOM (47 480 pajtimtarë), 13% përdorin operatorin Albanian Satellite Communications ASC (26 379 pajtimtarë), 11% operatorin Abissnet (23 259 pajtimtarë) etj. Më shumë të dhëna tek Përdorimi i internetit. Pajtimtarë, Akses dhe Volum 2010-2014.
Ø  Interneti 3G deri në vitin 2014 ofrohet nga 3 operatorë, përkatësisht AMC, Vodafone dhe Albtelekom. Operatori Vodafone ka numrin më të madh të pajtimtarëve me akses broadband 3G, përkatësisht 86 580 pajtimtarë me USB/Modem dhe 858 366 pajtimtarë me aparat celular.
Ø  Ndër vite përdorimi i internetit ka pësuar rritje. Në harkun kohor të pesë viteve (2010-2014) numri i pajtimtarëve me akses broadband nga rrjete fikse është rritur 72%. Në vitin 2010 raportohen 120 000 pajtimtarë të internetit me rrjete fikse ose 86 896 pajtimtarë më pak se në vitin 2014.
Ø  Pajtimtarët e internetit 3G nga ana tjetër janë rritur me mbi 400% në harkun kohor 2011-2014. Në vitet 2011-2012 ky shërbim ofrohej vetëm nga operatorët AMC dhe Vodafone, ndërsa vitet 2013-2014 ky shërbim ofrohet edhe nga operatoriAlbtelekom.
Ø  Rritja e përdorimit të internetit ndër vite ka sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe rritje në volumin e të dhënave të transmetuara. Nëse në vitin 2012 janë transmetuar 796 000 Gbyte të dhëna nëpërmjet internetit, në vitin 2014 janë transmetuar rreth 8 herë më shumë ose 6 269 940 Gbyte.
Të nderuar Miq, këtë artikull ju mund ta gjeni tek portali ynë Open Data Albania (data.al) Tema Shkenca dhe Teknologjia. Gjithashtu të dhëna për operatorë biznesi që operojnë në këtë sektor ju mund të aksesori duke përdorur Rubrikën Shoqëri Biznesi / Open Coorporate Albania.