Dy ish-kryeprokurorët, Theodhori Sollaku dhe Ina Rama, vazhdojnë të shlyejnë kreditë prej qindra mijëra euroshë. Sollaku ka marrë dy kredi nga 200 mijë euro secila, ndërsa të ardhurat i janë shtuar ndjeshëm në momentin që ka filluar të punojë si avokat.

Ish-kryeprokurorja Ina Rama është ende e papunë, ndërsa ka marrë dy kredi për apartamente me vlerë totale 216.500 euro. Nga ana tjetër, kreu aktual, Adriatik Llalla, vazhdon të gëzojë pronat e tij para se të bëhej kryeprokuror, ndërsa të ardhura ka pagën e tij dhe të bashkëshortes si mjeke. Pasuritë e kryeprokurorëve janë zbardhur nga ‘open.data’
Ish-prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku, rezulton të jetë:
1) Bashkëpronar me 50% i një Apartamenti 3+1 me burim pasurie Privatizim 1994.
2) Bashkëpronar me 50% Apartament 2+1 blerje në vitin 2003 me të ardhura të familjes, vlera e blerjes 1.900.000 lekë.
3) Truall dhe Banesë me sip. 540 m2 me burim pasurie dhuruar bashkëshortit nga prindërit në 1995.
4) Bashkëpronar me 50% tokë arë 600 m2, blerë më të ardhura të familjes në vitin 2000 vlera në blerje 1.000.000 lekë.
5) Bashkëpronar në vlerën 50% tokë pyll 500 m2 blerë në 2003 me të ardhura të familjes vlera në blerje 600.000.