Open Data Albania po hulumton lidhur me ndryshimet në kapitalin themeltar të 120 shoqërive aksionare nën zotërimin e një institucioni publik (shtetëror) në vitet 2014-2015. Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të vendosura në databazën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit QKR.
Ndryshimet në kapital vinë si produkt i dy procedurave Rritje ose Zvogëlim Kapitali e Shoqërisë. Rritje Kapitali shënohet si pasojë e: sistemimit të fitimit të vitit; kontribute shtesë nga aksionarët; kalim objektesh (asetesh) nën pronësi apo administrim të shoqërisë; kur ka rivlerësim me rritje për objekte (asetesh) apo transferim aktivesh; kur bëhet rishpërndarje e fondeve të buxhetit ku përfiton shoqëria apo kryhen sponsorizime financiare etj.
Zvogëlimi i kapitalit ndodh në rastet kur bëhet sistemim i humbjeve të vitit apo atyre të mbartura; rivlerësime me humbje i objekteve (aseteve); transferim i pronësisë për objekte dhe asete; amortizimi dhe shpallja e aseteve jashtë përdorimit.
Më 31 dhjetor të vitit 2015 rezultojnë të kenë shënuar rritje kapitali vetëm 11 subjekte nga 120 shoqëri aksionare të marra në shqyrtim.
Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Zmadhim Kapitali i Shoqërive Aksionere me Kapital Publik, ekstrakte QKR, 2014 vs. 2015.
Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Rritjen më të lartë të kapitalit e ka shënuar
Hekurudha Shqiptare e cila ka marrë nën administrim (zotërim) objekte që më herët janë administruar nga pushteti vendor. Rritje kapitali ka shënuar edhe
HEC Lanabregas si pasojë e transferimit të aktiveve (bashkim sipas kompetencës territoriale) dhe
Klubi i Futbollit Tirana si pasojë e sponsorizimeve tregtare.
Më 31 Dhjetor të vitit 2015 rezultojnë me zvogëlim kapitali disa subjekte Shoqëri Aksionare me aksionar një institucion publik. Keqadministrimi dhe humbjet financiare kanë shënuar pjesën më të mirë të rasteve kur është proceduar me Zvogëlim Kapitali:
Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Zvogëlim Kapitali i Shoqërive Aksionere me Kapital Publik, ekstrakte QKR, 2014 vs. 2015.
Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Shoqëritë Aksionere që i janë nënshtruar procedurës së Ndryshimit të Kapitalit në vitet 2014-2015, janë kryesisht nën zotërim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës 16 prej 22 Shoqërive Aksionare.
Kontribuoi: Griselda Rruci

Open Data Albania po hulumton mbi perfomacën financiare të bankave të nivelit të dytë për vitin 2023. Të dhënat janë marrë nga bilancet e audituara që subjektet financiare banka depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 Banka të Nivelit të Dytë, prej të cilave 5…

Organizator: AIS promotor i Open Data Albania. Projekti dhe Partneriteti: Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium drejtuar nga IDM në partneritet me Citizens Channel dhe AIS. Objektiv: Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve, aktivistëve dhe…

Organizator: AIS promotor i Open Data Albania. Projekti dhe Partneriteti: Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium drejtuar nga IDM në partneritet me Citizens Channel dhe AIS. Objektiv: Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve, aktivistëve dhe…