Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e Investimeve Publike ne Republikën e Shqipërisë ne vitet 2004-2016. Në vitin 2016 Buxheti i Shtetit ka planifikuar për Investime Publike vlerën 59.98 miliard lekë, duke shënuar  tkurrje kundrejt vitit paraardhës, dhe vlerën më të ulët për Investime Publike të buxhetuara që prej vitit 2008. Këto investime për vitin aktual janë planifikuar te kryhen me 53% financim te brendshëm dhe 47% financim te jashtëm. Ne terma absolut vihet re një rritje e financimit te jashtëm për investime publike dhe një rënie e financimit te brendshëm.

Niveli i investimeve publike ka pasur luhatje te mëdha gjate këtyre viteve, ku rritja me e madhe me baze vjetore është shënuar ne vitin 2008. Ne ketë vit, investimet publike u rriten me 65% krahasuar me një vit me pare. Tendenca ne rritje vijoi edhe për vitin 2009. Ne vlere absolute niveli me i larte i investimeve publike është shënuar ne vitin 2009 me 95.9 miliard lek.


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Përgjatë viteve 2004-2016 mesatarisht 63% e investimeve publike është financuar nga burime te brendshme, ndërsa 37% nga burime te jashtme. Çdo vit investimet publike janë dominuar nga nivele te larta te financimit te brendshëm, me përjashtim te vitit 2012 ku vetëm 44.5% e investimeve publike janë financuar nga burime te brendshme. Viti 2007 përfaqëson vitin ku investimet publike janë financuar me shume nga burime te brendshme, me rreth 85% te tyre.


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Investimet publike ne Republikën e Shqipërisë sipas burimit te financimit, 2004-2016




Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nje raport interesant për tu shqyrtuar është dhe niveli investimeve publike për banor. Raporti investime publike për banor ka ardhur ne rritje te vazhdueshme nga viti 2004 e deri ne 2009, ku viti 2009 shënon edhe vitin me vlerën me te larte te këtij raporti prej 32 752 lekë investime për çdo banor.


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2016 janë planifikuar 20 800 lekë investime për çdo banorë një vlerë kjo e ulët kundrejt buxhetimit të bërë në vitet e fundit.

Kontribuoi: Ina Baja