Open Data Albania po analizon në lidhje me aksionet apo kuotat që zotërohen nga Kryebashkiak të Zgjedhur për mandat drejtues 2015-2019. Në analizë janë marrë aksionet dhe kuotat sipas vetë deklarimeve në Formularin Fillestar dhe atë Vjetor, si dhe rezultate të marra nga hulumtimi në QKR. Të shprehura sipas deklarimit të dhënat janë të publikuara në rubrikën Para dhe Pushtet të portalit Spending Data Albania.

Këta individ janë subjekte të detyrimit për deklarim periodik në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit sipas Ligjit Nr. 9049, Datë 10. 04. 2003 i përditësuar sipas ndryshimeve me ligj, titull Ligji Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të Disa Nëpunësve Publik.

Nga 61 Kryebashkiak të Zgjedhur për mandat drejtues 2015-2019, në analizë janë përfshirë 17 kryebashkiak të cilët janë të regjistruar si persona fizik me aktivitet ekonomik,  zotërojnë aksione apo kuota.

Në pronësi të kryebashkiak apo persona të regjimit të tyre pasuror, janë katërmbëdhjetë subjekte tregtare Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar dhe dy Shoqëri Aksionare. Në shtatë raste kemi regjistrime për aktivitet ekonomik si subjekt me aktivitet ekonomik të formës Person Fizik. Në një rast është dhe një Shoqëri Kursim Krediti.


Komentet dhe analiza: ODA

Në analizë janë pasqyruar gjithsej njëzetë e katër subjekte tregtare me aktivitet ekonomik fitimprurës, të cilat janë themeluar apo janë në zotërim të Kryebashkiakëve apo bashkëshortëve, mandat kryebashkiaku 2015 – 2019. Hulumtimi vlerëson vetë deklarimin e bërë pranë Inspektoratit dhe njëkohësisht edhe reklamimin e aktivitetit tregtar në databazën e Qendrës Kombëtare të regjistrimit QKR.

Në këtë grup subjektesh janë dhe subjekte të deklaruar si pjesë e pasurisë së Kryebashkiakëve, por që në të vërtetë sipas lëvizjeve në QKR mund të jenë shitur apo dhuruar. Kryesisht shitjet apo dhurimet janë bërë përkundrejt personave me të njëjtin mbiemër me ta, pjesë e Trungut Familjar. Në një rast kemi dhurime kundrejt ortakëve me të cilët nuk identifikohen lidhje të karakterit familjar.

Aksione dhe Kuota Pronësi Individi dhe Regjimi Martesor, Kryebashkiak  mandati 2015-2019?




Komentet dhe analiza: ODA

Kryebashkiakët janë të zgjedhur për drejtimin e gjashtëdhjetë e një bashkive si njësi të qeverisjes vendore. Ata kanë mandat katërvjeçarë me të drejta rizgjedhjeje. Integriteti i figurës së tyre dhe kontrolli i pasurisë apo interesave janë çështje me ndjeshmëri dhe rëndësi sa i takon qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies. Kjo analizë është realizuar si pjesë e aktiviteteve të projektit Money, Government and Politics, MG&P projekt që realizohet nga AIS.
Kontribuoi: Griselda Rruci