Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me Strukturën e Borxhit Publik me vitin 2015. Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Ai mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidentët borxhi i brendshëm, ose mbahet nga  jo rezidentët borxh i jashtëm.

Niveli i Stokut total të Borxhit Publik për vitin 2015 është rreth 1 042 miliardë lekë dhe paraqitet 7% më i lartë sesa një vit më parë.  Ky stok borxhi zë 72.39% të Produktit të Brendshëm Bruto PPB. Stoku i Borxhit Publik të Brendshëm për vitin 2015 është 551 miliardë lekë ose rreth 2% më pak se në vitin 2014, ndërkohë Stoku i Borxhit Publik të Jashtëm është 491 miliardë lekë. Borxhi i jashtëm publik është rritur me 19% krahasuar me një vit më parë.


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania (ODA)

Niveli i borxhit të jashtëm është rritur ndjeshëm në vite duke treguar që huamarrja brenda vendit po e mbulon gjithnjë e më pak nevojën për borxh.

Stoku i borxhit te brendshëm dhe jashtëm ne vite
Vlera ne miliardë leke



Burimi: Banka e Shqipërisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania (ODA)

Niveli i borxhit të brendshëm është ende i lartë dhe zë rreth 38.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto PBB-së gjatë vitit 2015 krahasuar më nivelin e borxhit të jashtëm që përbën 34.09% të PBB-së.

Kontribuoi: Griselda Rruci