Viti 2015 u mbyll me një total stoku borxh i brendshëm prej 551.37 miliard lekë. Kjo vlerë ka pësuar rënie të lehtë kundrejt vitit 2014 por shënon një rritje prej 144 miliard lekë brenda pesë viteve të fundit. Në vitin 2010 stoku i borxhit publik të brendshëm ishte 407.37 miliard lekë.
Burimi:Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: ODA
Për sa i përket borxhit vendas afatgjatë të përfaqësuar nga obligacionet ai ka ardhur në rritje vit pas viti. Për të pasur një ide më të qartë në lidhje me huamarrjen e brendshme afatshkurtër dhe afatgjatë janë analizuar të dhënat në lidhje me vlerën e secilit instrument të borxhit sipas tremujorëve të vitit 2015, ku rezulton se tremujori i tretë i vitit ka pasur vlera më të larta të borxhmbajtjes.
Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: ODA
Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: ODA
Në tremujorin e fundit 2015, është shënuar një rritje e borxhit obligacione 7 dhe 10 vjeçare, përkundrejt uljes së bonove të thesarit me maturitet. Në titujt afatshkurtër të borxhit, konkretisht në bonot 12 mujore kemi një ulje nga 205.57 miliard lekë në tremujorin e parë, në 190.52 miliard lekë në tremujorin e fundit të vitit.
Nisur nga një strukturë e tillë është analizuar edhe struktura e mbajtësve të borxhit të brendshëm në vitet 2010-2015. Banka e Shqipërisë ka pësuar tkurrje në peshën e saj prej borxhmbajtësi ndërsa bankat e nivelit të dytë mbajnë pjesën më të madhe të borxhit të brendshëm me 58.2 % të totalit megjithëse në 2015 borxhi nga bankat e nivelit të dytë ka pësuar rënie kundrejt totalit.
Mbajtësit e borxhit të brendshëm në vlerë në vitet 2010-2015
Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: ODA
Mbajtësit e borxhit të brendshëm në vlerë në vitet 2010-2015
Vlera në milion lekë
Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: ODA
Nga të dhënat e paraqitura më sipër vihet re ulja e vlerës së këtij borxhi të mbajtur nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe sistemit bankar përgjatë viteve. Pra Me rritjen e stokut total të borxhit të brendshëm në vite nuk kanë qenë financuesit e borxhit të ri dy mbajtësit kryesor në vite të mëhershme si Banka Qendrore apo bankat e nivelit të dytë. Institucionet financiare jo banka kanë rritur gati tetë herë vlerën e borxhit që mbajnë gjatë pesë viteve të fundit.
Aktualisht kjo kategori borxhi në vitin 2015 shënonte vlerën e 93.62 miliard lekë ose 16.98% të totalit të stokut të borxhit publik të brendshëm. Edhe për individët vlera e borxhit që ato mbajnë ka ardhur në rritje nga 49.21miliard lekë në 2010 në 81.76 miliard lekë në fund të vitit 2015.
Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: ODA
Në total Borxhi i Brendshëm zë rreth 53% të totalit të borxhit publik dhe 38.3% të Produktit të Brendshëm Bruto.