Open Data Albania po hulumton mbi treguesin e kostove të borxhit për frymë. Ky tregues përllogaritet si raport i shumës së interesave që paguhen nga buxheti i shtetit për borxhin e marrë, i cili nuk është shlyer ende, me popullsinë e vendit në vitin ushtrimor. Të dhënat për popullsinë për vitin 2018 janë marrë nga projeksionet e INSTAT. ODA ka marrë në shqyrtim ecurinë e këtij treguesi për periudhën 2010-2018. 
 
Kostot e borxhit për frymë përllogariten se do të jenë në fillim të 2018-s në vlerën 14 410 (katërmbëdhjetë mijë e katërqind e dhjetë). Kosto e borxhit në total sipas projektbuxhetit të 2018-s parashikohet të jetë dyzet e një pikë pesë miliard lekë. Kjo është shumë e interesave të borxhit të jashtëm, interesave të borxhit të brendshëm dhe kontigjencës së rritjes së borxhit. Sipas tabelës së treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, kostot e borxhit në 2018-n parashikohen të jenë sa 2.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. 
 

Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA
 
Për sa i përket kostove të borxhit për frymë për periudhën nga 2010-2018, treguesi shënoi vlerën më të lartë në 2013-n, kur përllogaritej të ishte 14 952 lekë.  Në dy vitet që do të vinin më pas, kostot e borxhit për frymë do të pësonin rënie. Për periudhën e marrë në shqyrtim, viti 2016 pati nivelin më të ulët të këtij treguesi me 12 564 lekë.
 

Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA
 
Në 2018-n rritja e kostove të borxhit për frymë përllogaritet të jetë 9.61 pikë përqindje. Një vit më parë kostot e borxhit për frymë u rritën me 4.64 pikë përqindje. Kostot e borxhit për frymë janë nxitur kryesisht nga rritja e interesave, të cilat janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë. 
 
Ndërkohë  qeveria po synon që të ulë nivelin e stokut të borxhit në 68.8 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Kosto e borxhit, Popullsia dhe Kosto e Borxhit për frymë në vitet 2010-2017

Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA
Kontribuoi: Ledina Loga