Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me regjistrimet e subjekteve shoqëri biznesi dhe subjekte të tjera ekonomike të themeluara për aktivitet në territorin Shqiptar në vitin 2015. Analiza gjithashtu merr nën shqyrtim regjistrimet dhe çregjistrimet e pesë viteve të fundit. Viti 2015 është i veçantë në këtë analizë për arsye se shumë nga regjistrimet nuk përkojnë me subjekte drejtpërdrejt të krijuara në këtë vit.

Disa subjekte kanë qenë aktive edhe më parë por janë regjistrim dhe pajisur me NIPT tatimor, si pasojë e fushatës anti informalitet të zhvilluar nga Administrate Tatimore në vend gjatë pesë muajve të fundit të vitit. Në vitin 2015 në total janë regjistruar 39 650 subjekte ekonomike dhe tregtare. Gjithashtu këtë vit janë ç’regjistruar 5 323 subjekte. Kjo është vlera më e lartë e regjistrimeve në pesë vitet e fundit. Më shumë se një progres i aktivitetit ekonomik, kjo shifër përkon me një progres të anti informalitetit, pra regjistrimit të çdo subjekti me aktivitet ekonomik.

Subjekte ekonomike te reja te regjistruara sipas Formës Ligjore 2011-2015


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Në hulumtimin e Open Data Albania do të trajtohen të gjitha subjektet e regjistruara. ODA kategorizon edhe regjistrimet sipas formës ligjore të subjektit: person juridik apo person fizik duke dalluar shoqëritë tregtare aksionare apo me përgjegjësi të kufizuar, shoqëritë komandite, degët e shoqërive të huaja dhe personat fizik.

Në vëllim më të lartë kanë qenë këtë vit edhe disa veprime të tjera tregtare si Pezullim Aktivitetit apo Riaktivizim Subjekti. Gjatë 2015 u shënuan 420 procedura për Likuidim.


Aplikimet për veprime pranë Qendrës Kombëtare te Regjistrimit


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Duke i konsideruar më të mirëkapitalizuara dhe më të rëndësishme për zhvillim ekonomik Shoqëritë Tregtare, gjatë 2015 kanë shënuar në total 2 751 regjistrime që mund të konsiderohen themelime të reja të subjekteve tregtare. Po këtë vit sipas hulumtimit të ODA janë 405 shoqëri biznesi që kanë mbyllur aktivitetin e tyre dhe kanë pushuari së ekzistuari duke u ç’regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Gjatë 2015 janë regjistruar 2613 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SHPK dhe 40 Shoqëri Aksionare SHA. Po gjatë këtij viti janë themeluar edhe 6 Shoqëri Tregtare të Formës së Thjeshtë dhe 12 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor.

Nga një vlerësim i të dhënave të shoqërive të themeluar gjatë katër muajve të fundit të vitit 2015, Open Corporate Albania ka vlerësuar se në çdo tre shoqëritë krijohen njëra ka aksione shtetas të huaj e kryesisht Italian, çka referon tendencën për transferim të disa aktiviteteve tregtare në vendin tonë me qëllim edhe reduktimin e kostove të punës. Gjithashtu mirëfilli Degë të Shoqërive të Huaja në vend janë regjistruar 72 të tilla në harkun e 12 muajve. Në 8 raste janë Zyra të Përfaqshmit të Shoqërive të Huaja që janë pasur me numër identifikimi dhe regjistrim në QKR për të ushtruar përfaqshmin e tyre ekonomik edhe në vendin tonë.


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Në harkun kohor të viteve 2011-2015 numri i subjekteve të reja të regjistruara pranë QKR ka shënuar rënie në 3 vitet e para për t’u rritur ndjeshëm në 2 vitet e fundit. Në vitin 2011 janë regjistruar 12 733 subjekte të reja, në vitin 2013 janë regjistruar 12 131 dhe në vitin 2015 janë regjistruar 39 650 ndërmarrje të reja.

Subjekte ekonomike te reja te regjistruara sipas Formës Ligjore 2011-2015


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Vëllimi në rritje i subjekteve ekonomike gjatë vitit 2015, kërkon analizë krahasimore të detajuar me qëllim vlerësimin se sa kjo rritje e regjistrimeve përkon me rritje të mirëfilltë të aktivitetit ekonomik në vend, kundrejt veprimeve të regjistrimit dejure si pjesë e aksionit anti informalitet.

Kontribuoi: Griselda Rruci