Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me subjektet financiare që janë licencuar nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në Gusht 2015. Ky institucion përveçse licencon edhe mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve, që organizojnë lojëra fati, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në Gusht 2015 rezultojnë gjithsej njëzet e dy subjekte të licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes. përkatësisht një lotari Kombëtare, një bingo televizive, një kazino, dhjetë  kazino elektronike, pesë subjekte të licencuar si baste sportive dhe katër bingo tradicionale.

Subjektet e licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit


Burimi: Njësia e Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komentet dhe analiza: ODA

Edhe pse kategoria me numrin më të madh të subjekteve është ajo e Kazinove Elektronike, Bastet Sportive kanë një shtrirje më të gjerë në të gjithë vendin për shkak të numrit të madh të selive dhe pikave ku ushtrojnë aktivitet. Në gjithë vendin  ushtrojnë aktivitetin si të licencuara gjithsej 2 263 pika të lojërave të fatit. Top Bast, një nga kompanitë e basteve sportive me kapital aksionar prej njëzet e dy milion lekë, ka 1 117 seli në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kompania me Kapitalin Themeltar më të lartë është Lotaria Kombëtare me përkatësisht një  pikë dy miliard lekë kapital themeltar të vendosur. Kjo kompani ka formën ligjore të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar shpk, pjesa tjetër e kompanive të licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes, janë shoqëri aksionere (anonime) SHA.

Krahasuar me një vit më parë vërehet që shoqëria Interbast SHA nuk figuron në listën e subjekteve të licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, ndërsa në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit kjo shoqëri ka status aktiv. Shoqëria SH.B Imperial Casino ka rritur kapitalin nga 51 milion lekë në 79 milion.

Aksioneri Mark Frroku i shoqërisë Xhoi Co 21 i ka shitur aksionet e tij bashkëaksionerit Amiran Dzanashvili, i cili tashmë ka 80% të aksioneve nga 50% që posedonte një vit më parë. Gjithashtu shoqëria Lloto Sport ka pësuar një rënie në kapital përkatësisht nga 59.73 milion  lekë që ishte në vitin 2014 në 49.82 milion lekë, si dhe nga katër aksioner tanimë janë tre individë posedues aksionesh pranë kësaj kompanie.

Burimi: Njësia e Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komentet dhe analiza: ODA

Shoqëri Tregtare Lojëra Fati të Regjistruara dhe kapitali aksionar Gusht 2015




Burimi: Njësia e Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komentet dhe analiza: ODA

Në tërësi kapitali themeltar i shoqërive të licencuara për lojëra fati është dy pikë nëntëdhjetë e dy miliard lekë. Ndryshe nga viti 2014 ku rezultonin dy aksionere të gjinisë femërore në periudhën që flasim është vetëm një aksionere femër, e cila zotëron 100% të aksioneve të Bingos Tradicionale Madrid Bingo me një kapital prej 38.35 milion lekësh.
Kontribuoi: Griselda Rruci