Zbardhet pasuria e çiftit kryeministrit Edi dhe Linda Rama gjatë vitit 2015. Në deklaratën e pasurisë së bërë pranë ILDKP-së në mes të këtij muaji, rezulton se çifti Rama ka shlyer një këst kredie në një bankë të nivelit të dytë, teksa pjesë e deklarimit janë dhe të ardhurat e djalit Gregor.
 
Sa i përket pasurive të paluajtshme, në deklaratë Edi Rama rezulton pronar i një apartamenti të fituar me privatizim, me vlerë 5,4 milionë lekë, bashkëpronar me Linda Ramën i shtëpisë në Surrel merr vlerë ndërtimi 39 milionë lekë e me sipërfasqë të padeklaruar.
 
 Pjesë e deklaratës së pasurisë është edhe studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2,5 milion lekë.
 
Nga ana tjetër, bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e një apartamenti me sipërfaqe 150 metra katrorë, pronare e një toke me sipërfaqereth 5 mijë metra katrore në Surrel, Dajt. Kryeministri Edi Rama më 10 shtator të vitit 2013, rezultonte të kishte në llogarinë e tij bankare 2 milionë lekë, që rrjedhin nga paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”.
 
Pjesë e deklaratës së pasurisë janë edhe një sërë shumash në llogaritë bankare të çiftit Rama, ndërsa kryeministri rezulton të jetë posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.
 
Të ardhura të konsiderueshme, sipas deklaratës së pasurisë, janë siguruar edhe nga angazhimet në veprimtari publike e private në vitin e kaluar.
 
Bëhet fjalë për të ardhura nga lëshimi i ambienteve me qira, puna si eksperte e Linda Ramës.
 
Sa i përket pasurisë së djalit të kryeministri Gregor Rama, në deklaratë thuhet se ai ka fituar nga shitja e veprave të artit 3 400 Euro, ndërsa gjatë vitit 2015 e ka pakësuar llogarinë e tij bankare me afro 200 mijë lekë.
 
Çifti Rama rezulton gjithashtu të ketë një shumë të papaguar kredie në vlerën rreth 70 mijë euro.
PASURIA E DEKLARIMIT FILLESTAR
Pasuri të paluajtshme
1) pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë.
2) pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.
3) bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.
4) bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.
5) bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)    
1) gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”.
2) kesh (cash) në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.
3) kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.
4) detyrim i papaguar subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
5) detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
6) Zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies.
7) bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.
Automjete  Nuk zotëron
Sende me vlerë 
1) posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.
Tituj Financiarë (Bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara)   Nuk zotëron
TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
Të ardhura nga Paga për vitin 2015 vlera neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 2 037 188 (dy milion e tridhjetë e shtatëmijë e njëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë.
Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje libri Kurban, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare    
1) Zonja Lindita Rama, Shtuar në llogarinë personale në bankë gjatë vitit 2015 vlera 3 044 470 lekë.
2) Zonja Lindita Rama shtuar Gjendja Cash shtuar me 115 000 lekë.
3) Zonja Linda të ardhura nga paga dhe puna si eksperte në vlerë neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 1 929 676 (një milion e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.
4) Zonja Linda Rama të ardhura nga qira apartamenti në vlerë neto pas pagesës së detyrimeve tatimore 1 939 237 (një milion e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) lekë.
5) Zonja Linda Rama të ardhura nga interesa bankare vlera neto pas zbritjes së detyrimit tatimor 4 294 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.
6) Zoti Gregor Rama fituar nga shitja e veprave të artit 3 400 Euro.
7) Gregor Rama pakësuar një llogari bankare me minus 197 629 lekë.
8) Llogari Bankare pa ndryshime.
9) Llogari bankare në EU shtuar me plus 50.
SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
Paguar bashkërisht me zonjën Rama, gjatë 2015, detyrim në vlerën 7 099 EU (shtatëmijë e nëntëdhjetë e nëntë) për Kredinë e marrë në bankë të nivelit të dytë, aktivizuar kredia në 22. 10. 2013 me vlerë 80 000 EU, afat shlyerje 10 vjet. Shuma e mbetur pa paguar pas datës 31 dhjetor 2015 është 64 923 EU.
Deklarata e Adriatik Llallës
Prokurori i Përgjithshëm vetëm 2 milionë lekë të ardhura
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka deklaruar se vitin që kaloi ka pasur të ardhurave vetëm nga paga e tij dhe e bashkëshortes, si dhe nga dhënia me qera e një shtëpie. Më poshtë deklarata e plotë e tij për këtë vit.
TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet  Të ardhura neto nga paga si Prokuror i Përgjithshëm në shumë 1 873 095 (një milion e tetëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e nëntëdhjetë e pesë) lekë.
Të ardhura neto nga qiradhënia e një pjesë të banesës për vitin 2015 në vlerën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare     Bashkëshortja zonja Ardjana Llalla të ardhura neto nga paga si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH në vlerën 961 145 (nëntëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e dyzet e pesë) lekë.
Të tjera  
1) Shtuar llogaria rrjedhësi me 902 845 lekë.
2) shtuar llogaria rrjedhëse e zonjës Llalla me 20 000 lekë.