Njëmbëdhjetë nga këto auditime janë kryer mbi investimet dhe projektet me financim të huaj. Dëmi ekonomik i konstatuar prej këtyre subjekteve shënon vlerën 1.07 miliardë lekë. Sipas auditimeve ky dëm ka ardhur si rezultat i rritjes së kostos së projektit si pasojë e shtyrjes së afateve të disbursimit të fondeve (huave/kredive) për më shumë se katër vite; zvarritje në kohë e problemeve lidhur me sigurimin dhe shpronësimin e truallit ku zhvillohen projektet; mungesë monitorimi dhe mbikëqyrje të punimeve duke lënë vend për abuzime; moszbatim penalitetesh mbi kontraktorët në rast moszbatimi afatesh etj.
Projekti me Financim të Huaj që ka shkaktuar dëmin më të madh ekonomik në vitin 2015 është Projekti “Qendra e re dispecer”, i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, me një dëm total prej 900 milionë lekësh.
Mbi auditimin e investimeve dhe projekteve me financime te huaja 2015
Burimi : Kontrolli i Lartë i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi : Kontrolli i Lartë i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi : Kontrolli i Lartë i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Sipas KLSH gjatë këtij viti janë kryer pranë Prokurorisë 51 kallëzime penale për 159 persona për një dëm ekonomik të evidentuar prej 85.8 miliardë lekësh.
Burimi : Kontrolli i Lartë i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi : Kontrolli i Lartë i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Institucione me shkelje të rënda të shoqëruara me Kallëzime Penale për Zyrtar Përgjegjës 2015
Burimi : Kontrolli i Lartë i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Shkaktarë kryesorë të këtij dëmi janë Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Avokatura e Shtetit me një dëm prej 479 milionë euro ose 78% të totalit. Nga ky dëm: 95 milionë euro vlerësohen si të parikuperueshme ardhur si pasojë e pagesave të pabazuara në dokumentacione financiare, 352 milionë euro vlerësohen si mungesë në kapitalin qarkullues të CEZ Shpërndarje sh.a. dhe 32 milionë euro si zhvlerësim i vlerës së 24% të aksioneve të Shtetit Shqiptar në CEZ Shpërndarje sh.a. gjatë privatizimit.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) është subjekti i dytë me dëmin më të lartë ekonomik audituar gjatë vitit 2015 Shtetit Shqiptar. Dëmi prej 11.5 miliardë lekësh shkaktuar nga ky institucion ka ardhur si pasojë e lëshimit të vërtetimeve të paargumentuara se shërbime të caktuara përbëjnë operacion hidrokarbur (316 milionë lekë); mosarkëtimit të detyrimeve për projekte të vonuara nga HEC-e të vegjël (955 milionë lekë); konvertim valutash në kushte të disfavorshme (7.2 milionë lekë); mosarkëtim për mosrealizim të investimeve nga kontrata koncesionare (90 milionë lekë) etj.