Nga këto 100.5 miliardë lekë dëm ekonomik është shkaktuar në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dhe 5.3 miliardë lekë janë shkelje të tjera të disiplinës financiare. Riskun më të lartë në këtë fushë e shënon sektori energjitik dhe ai i hidrokarbureve.
Burimi: Kontrolli i Larte i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Struktura e Demit Ekonomik Sipas Fushave 2015
Vlera ne 000/leke
Burimi: Kontrolli i Larte i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Në harkun kohor 2012-2015 dëmi i shkaktuar në sektorin e “Administrimit të Pronës Shtetërore dhe Koncesioneve” është rritur mbi tetë herë. Në vitin 2012 ky sektor shënonte 12.7 miliardë lekë dëm nga 13.5 miliardë lekë që ishte dëmi ekonomik total.
Burimi: Kontrolli i Larte i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Sektori i Tatim- Taksave dhe ai i Doganave janë dy fusha të tjera në të cilat është shkaktuar një dëm i lartë ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit. Këto dy sektorë shënojnë një dëm prej 12.6 dhe 4.2 miliardë lekësh. Dëmi në këto dy sektorë ka ardhur në rritje që prej vitit 2012, por ky fenomen ndjehet më shumë vitin e fundit ku dëmi në sektorin e tatim – taksave është rritur 45 herë dhe dëmi në sektorin e doganave është rritur 5 herë krahasuar me një vit më parë.
Burimi: Kontrolli i Larte i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: Kontrolli i Larte i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Dëmi në fushën e prokurimeve publike në vitin 2015 ishte 2.6 miliardë lekë, ose 2% e dëmit ekonomik total. Katër vite më parë Prokurimet publike kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 444.6 milionë lekësh.
Burimi: Kontrolli i Larte i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Në grupin e Shpenzimeve korrente peshën kryesore të dëmit të shkaktuar e mban fusha e shpërblimeve dhe ajo e sistemit të pagave.
Burimi: Kontrolli i Larte i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Urbanistika është sektori me dëmin më të vogël ekonomik ndër vite. Në vitin 2015 dëmi nga ky sektor shënon vlerën 63 milionë lekë. Ndryshe nga sektorët e tjerë të ekonomisë dëmi në urbanistikë ka pësuar rënie me rreth 49% krahasuar me katër vite më parë.
Burimi: Kontrolli i Larte i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA
Struktura e Demit Ekonomik Sipas Fushave 2012-2015
ne 000/leke
Burimi: Kontrolli i Larte i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA