Open Data Albania po hulumton mbi Strukturën e Kapitalit Aksionar të Bankave të Nivelit të Dytë në Republikën e Shqipërisë të licensuara nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar aktivitetin brenda vendit. Bankat e Nivelit të Dytë, janë shoqëri me seli në territorin e Republikës, që ushtrojn veprimtari bankare duke përfshirë por pa u kufizuar me pranimin e depozitave monetare ose fondeve të tjera të ripagueshme nga publiku dhe përdorimi i tyre për dhënie kredie, si dhe emetimi i mjeteve të pagesës në formën e parasë elektronike.

Në bazë të të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë por edhe nga ekstraktet e bankave pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, struktura dhe vlera e kapitalit aksionar të 16 Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri, ku me kapital nënkuptojmë kapitalin e  paguar të paraqitur në ekstraktin e QKB, paraqitej si vijon:

Vlera totale e kapitalit aksioner të 16 bankave arrin në nivelin e rreth 128 miliardë Lekë, ose rreth 954.4 milionë Euro. Bazuar në madhësinë e kapitalit të paguar, bankat mund të klasifikohen në tre grupe: Grupi i Bankave me kapital më të lart se niveli minimal i kërkuar nga ligji për Banka,  ku bëjnë pjesë BKT 25% të totalit, Tirana Bank 12%, Raiffeisen Bank 11% dhe Alpha Bank me 9% te totalit të kapitalit të sistemit bankar në Shqipëri; Grupi i Bankave Mesatarisht të mbi nivelin minimal të kapitalit të kërkuar nga Ligji: Veneto 7%, Credins, ABI dhe NBG Bank me nga 6% secila, Societe Generale me 5% dhe Intesa Sanpaolo me 4% të totalit; Grupi i Bankave me kapital fare pak mbi nivelin e detyrueshëm me ligj: Procredit me 3%, Union Bank me 2%, UBA, ICB, CBA dhe FIBANK me nga 1% secila të totalit të kapitalit të sistemit bankar në vend.


Burimi: Ekstraktet e Bankave në QKB, 15 Mars 2017
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ekstraktet e Bankave në QKB, 15 Mars 2017
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të gjitha bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri kanë formën juridike të shoqërisë aksionere (SHA), në pëputhje me nenin 10, pika 1 të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 ? Për Bankat në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar. Statusi i regjistrimit në regjistrin e Qendrën Kombëtare të Bizneseve i të 16 bankave të nivelit të dytë që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri është ?aktiv?. 14 nga 16 bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri kanë një strukturë pronësie të bazuar në kapitalin privat, ndërsa dy prej tyre e kanë kapitalin mikse, ku përveç kapitalit privat ka edhe prezencë të institucioneve financiare ndërkombëtare në strukturën aksionare. Banka e Bashkuar e Shqipërisë (CBA) ka rreth 86.7% të aksioneve në pronësi të Bankës Islamike të Zhvillimit, ndërsa Union Bank ka rreth 10.12% të aksioneve në pronësi të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim;

Numërohen rreth 84 aksionarë në të 16 bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, që zotërojnë në total prej më shumë se 186 milionë aksionesh. 26 aksionerë të bankave të nivelit të dytë janë persona juridikë të formave të ndryshme (kryesisht shoqëri aksionere, shoqëri me pronësi të kufizuar dhe institucione financiare ndërkombëtare), ndërsa rreth 58 aksionerë janë individ.

Bankat me numrin më të madh të aksionerëve janë Banka Credins me 33, Banka e Bashkuar e Shqipërisë me 19 të ndjekura nga Banka Societe Generale Albania dhe Banka e Kreditit e Shqipërisë me nga 8 aksionerë. 10 banka nga 16 kanë vetëm nga një aksioner. Bankat me numrin më të madh të personave juridikë janë Banka Credins me 7 dhe Banka e Bashkuar e Shqipërisë me 5 aksionerë. 2 prej personave juridikë aksionerë në bankat e nivelit të dytë janë institucione financiare ndërkombëtare. Nga pikëpamja e vlerës së kapitalit, personat juridikë zotërojnë rreth 94% të totalit të kapitalit të bankave në vend, ndërsa personat fizikë vetëm 6% të tij.