Në bazë të të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë dhe nga ekstraktet e shoqwrive të lidhura me bankat pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017 shoqëritë e lidhura me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin në 8 sektorë të ekonomisë së vendit duke përfshirë tregun financiar, farmaceutikën, bujqësinë, turizmin, tregtinë dhe industrinë. Rreth 10 shoqëri të lidhura me bankat (67% e rasteve) ushtrojnë aktivitetin vetëm në një sektor (tregun financiar), ndërsa 2 prej tyre (13.3% e rasteve) e ushtrojnë aktivitetin në 2 sektorë njëherësh. 3 kompanitë e tjera (20% e rasteve) e ushtrojnë aktivitetin në 3, 4 dhe 5 sektorë njëherësh.
Shoqëritë e lidhura me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, ushtrojnë aktivitetin në rreth 30 fusha nënsektor të ndryshëm sipas tetë ndarjeve kryesore sektoriale. Rreth 17 nënsektor ku ushtrohet aktiviteti i përkasin Tregut Financiar. Më pas renditet Transporti, Ndërtimi dhe Farmaceutika. 11 kompani të lidhura me bankat ushtrojnë aktivitet në 17 nënsektor të Tregut Financiar. 4 kompani të lidhura me bankat ushtrojnë aktivitet në një nënsektor të Tregtisë (import-eksport dhe shitje me shumice/pakicë). 3 kompani ushtrojnë aktivitet në 1 nënsektor të Turizmit. 2 kompani ushtrojnë aktivitet në 5 nënsektor të Transportit. 2 kompani të tjera (13.3%) ushtrojnë aktivitet në 2 nënsektor të Ndërtimit. Ndërsa kompanitë e tjera ushtrojnë aktivitet në një nga sektorët Industri, Bujqësi e Farmaceutikë.
Nënsektori ku janë më aktive kompanitë e lidhura me bankat e nivelit të dytë janë kredidhënia me 5 shoqëri që e ofrojnë, e ndjekur nga qiraja financiare dhe veprimtaria tregtare (import-eksport, tregti me pakicë-shumicë) me nga 4 kompani secila. Nënsektorë të tjerë janë Këmbimi Valutor, Këshillimin Financiar, Transportin dhe Hoteleri-Turizmi me nga 3 kompani secila.
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Bazuar në origjinën e kapitalit të kompanive të lidhura me bankat, rezulton se rreth 6 kompani (40% e numrit total) kanë një kapital me origjinë shqiptare, i cili përbën rreth 53% të totalit të kapitalit. 5 kompani (33% e numrit total) kanë një kapital me origjinë të huaj, i cili përbën rreth 22% të totalit të kapitalit, ndërsa 4 kompani (27% e numrit total) kanë një kapital me origjinë mikse (shqiptare dhe të huaj), i cili përbën rreth 25% të totalit të kapitalit;
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Statusi i regjistrimit në regjistrin e QKB i 10 kompanive të lidhura me bankat e nivelit të dytë që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri është aktiv, ndërkohë që 3 prej tyre (DV-Albturist Hoteliers, Saudi Brothers Commercial Company dhe Tirana Leasing) janë me status “në likujdim e sipër”, ndërsa 2 të tjera (Credins Leasing dhe Sogelease Albania) janë likuiduar për shkak të bashkimit me përthithje me bankat që kanë pasur si aksionare mëma;
Fusha e Aktivitetit dhe Origjina e Kapitalit te Kompanive te Lidhura me Bankat e Nivelit te Dyte – 15 Mars 2017
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA