Open Data Albania ka kryer një hulumtim dhe ka publikuar artikuj bazuar në gjetjet e këtyre vrojtimeve lidhur me institucionet financiare jo-banka në Republikën e Shqipërisë e në vecanti me Administrimin e Institucioneve Financiare Jo-Banka. Në kuptim të këtij hulumtimi termi “institucion financiar jo-bankë” është në përputhje me rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr. 1, datë 17.01.2013 “Për licensimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jo-banka”, sipas të cilës janë: Subjektet financiare jo-banka; Institucionet financiare të mikrokredisë dhe Institucionet e parasë elektronike. Nuk ka një nen të mirëfilltë në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” ku të përcaktohet administrim i shoqërive me pronësi të kufizuar apo shoqëritë aksionare.
Gjithësesi, në mjaft nene në mënyrë indirekte përcaktohet qartë që organet drejtuese që administrojnë aktivitetin janë: për Sh.P.K-të Administratorët dhe Asambleja e Përgjishme e Ortakëve dhe për Sh.A-të Administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit (Sh.A me një nivel) apo këshillit mbikëqyrës (Sh.A me dy nivele). Gjithashtu, duke qenë se, në formularin e deklarimit të të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, raportohet vetëm në lidhje me Administratorët, Ortakët, Këshillin Administrimit dhe apo Këshillin Mbikëqyrës, edhe kuptimi i termit “administrim” në këtë artikull merr në konsideratë këto grupe administratorësh të Institucioneve Financiare Jo-Banka në Shqipëri.
Në bazë të ekstrakteve të Institucioneve Financiare Jo-Banka pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, administrimi i këtyre subjekteve siç deklarohet në ekstraktin e QKB, paraqitej si vijon: Institucionet Financiare Jo-Banka në Republikën e Shqipërisë janë të themeluara si subjekte juridike të formave Sh.A dhe Sh.P.K, me një dhe dy nivele organizimi (për sh.a-të), në përputhje me ligjin “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”. Në I28 institucionet Financiare Jo-Banka në Shqipëri janë 33 administrator ku raporti gjinor qëndron 24 meshkuj dhe 9 femra. Në 5 raste administratorët janë shtetas të huaj që punojnë në Shqipëri.
Në Institucioneve Financiare Jo-Banka në Shqipëri dominojnë anëtarët e këshillave drejtues të gjinisë mashkullore me shtetësi shqiptare. 28 IFJB së bashku kanë gjithsej 63 anëtarë të këshilli drejtues, prej të cilëve 49 janë meshkuj (ose 77.8%) dhe 14 janë femra (ose 22.2%). 14 anëtarë (ose 22.2%) janë me origjinë të huaj ndërsa, 49 (ose 77.8%) janë anëtarë vendas. Të gjitha Institucionet Financiare Jo-Banka që janë të organizuara si shoqëri aksionere (Sh.A) janë në përputhje me nenet 155, pika 1 dhe 167, pika 4 të ligjit “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” sipas të cilave këshilli i administrimit dhe këshilli mbikëqyrës përbëhet nga të paktën 3 apo një numër më i madh, por jo më shumë se 21 anëtarë. Janë 5 Institucione Financiare Jo-Bankë (ose 17.9% e rasteve) që kanë nga 2 administratorë ndërsa 23 IFJB e tjera kanë nga 1 administrator (82.1% e rasteve).
Institucionet Financiare Jo-Banka që kanë numrin më të madh të anëtarëve të këshillit drejtues janë Posta Shqiptare dhe Albania Leasing me nga 6 anëtarë (nga 9.5% të rasteve secila), të ndjekura nga 6 IFJB me nga 5 anëtarë secila, 7 IFJB me nga 3 anëtarë secila. Rreth 13 IFJB (ose 47% e totalit) nuk kanë asnjë anëtar të këshillit të administrimit, sepse janë të organizuara sipas formës ligjore shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Institucionet Financiare Jo-Banka sipas numrit te Administratoreve
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Institucionet Financiare Jo-Banka sipas nr. te Anëtareve te Këshillave Drejtues
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Njëzet e dy
IFJB (78.6% e rasteve) kanë në strukturën e tyre të paktën një administrator mashkull, ndërsa vetëm 8 IFJB (28.6% e rasteve) kanë të paktën një administratore femër. 6 IFJB (21.4% e rasteve) i kanë të gjithë administratorët femra, ndërsa në 20
IFJB (71.4% e rasteve) të gjithë administratorët janë meshkuj. 15 IFJB (53.6% e rasteve) kanë të paktën një prej anëtarëve të këshillit drejtues mashkull, ndërsa vetëm 8 IFJB (28.6% e rasteve) kanë të paktën një anëtare femër. 8 IFJB (28.6% e rasteve) i kanë të gjithë anëtarët e këshillit drejtues meshkuj, ndërsa asnjë IFJB nuk i ka të gjithë anëtarët e këshillit drejtues femra.
Administrimi i Institucioneve Financiare Jo-Banka ne Shqipëri – Mars 2017
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Katër
IFJB (14.3% e rasteve) kanë në strukturën e tyre të paktën një administrator me shtetësi të huaj (të gjithë meshkuj), ndërsa 24
IFJB (85.7% e rasteve) kanë të paktën një administrator me shtetësi shqiptare (19 meshkuj dhe 9 femra), 6 IFJB (21.4% e rasteve) kanë të paktën një prej anëtarëve të këshillit drejtues me shtetësi të huaj (13 meshkuj dhe 1 femër), ndërsa 14
IFJB (50% e rasteve) kanë të paktën një anëtar të këshillit drejtues me shtetësi shqiptare (50 meshkuj dhe 13 femra).
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA