Open Data Albania ka kryer një hulumtim dhe ka publikuar artikuj bazuar në gjetjet e këtyre vrojtimeve lidhur me institucionet financiare jo-banka në Republikën e Shqipërisë e në vecanti me Auditimin Ligjor të Institucioneve Financiare Jo-Banka. Në kuptim të këtij hulumtimi termi “institucion financiar jo-bankë” është në përputhje me rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr. 1, datë 17.01.2013 “Për licensimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jo-banka”, sipas të cilës janë: Subjektet financiare jo-banka; Institucionet financiare të mikrokredisë dhe Institucionet e parasë elektronike. Sipas nenit 2, të ligjit nr.10 091, datë 5.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”: Auditim Ligjor” është një auditim i pavarur i pasqyrave financiare vjetore, ndërsa Shoqëri Auditimi është një person juridik, i regjistruar dhe i miratuar nga autoritetet kompetente për të kryer auditime ligjore në përputhje me kriteret e parashikuara në këtë ligj.

Ligji nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” (i ndryshuar) nuk e bën të detyrueshëm auditimin ligjor për shoqëritë me pronësi të kufizuar (Sh.P.K), ndërsa nenet 154, pika “ë” dhe neni 166, pika 2, kërkojnë qartësisht që këshillat e administrimit apo mbikëqyrës të shoqërive aksionere (Sh.A) duhet të sigurojnë që auditimi i librave dhe i regjistrimeve kontabël të kryhet të paktën një herë në vit nga një ekspert kontabël i autorizuar dhe i pavarur.

Në bazë të ekstrakteve të Institucioneve Financiare Jo-Banka pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, auditimi ligjor i këtyre subjekteve siç deklarohet në ekstraktin e QKB, paraqitej si vijon: Janë gjithsej 20 shoqëri auditimi dhe rreth 11 Ekspertë Kontabël të Autorizuar (EKA janë persona fizikë individë të cilët në bazë të legjislacionit në fuqi kryejnë auditime ligjore njëlloj si shoqëritë e auditimit) që kanë realizuar gjithësej 156 auditime për të gjitha Institucionet Financiare Jo-Banka në dekadën e fundit, ndërkohë që në 36 raste nuk ka të dhëna për auditimin e IFJB në periudhën 2007-2016;

Audtimi Ligjor i Institucioneve Financiare Jo-Banka ne periudhen 2007-2016

Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Për shkak të formës ligjore të organizimit të tyre (Sh.A kundrejt Sh.P.K), jo të gjitha Institucionet Financiare Jo-Banka e kanë pasur të detyrueshëm procesin e auditimit ligjor. Megjithatë, nga hulumtimi i ODA, rezulton se të gjithë IFJB të organizuara si Sh.A respektojnë detyrimin ligjor të auditimit të paktën një herë në vit, ndëkohë që edhe pse nuk e kanë me detyrim, të gjithë IFJB të formës ligjore Sh.P.K kryejnë auditim ligjor me frekuencë të kënaqshme.
Janë 15 IFJB të organizuara si Sh.A (ose 53.6%e rasteve) të cilat kanë pasur rreth 111 auditime (ose 71.2% të totalit) në periudhën 2007-2016 të realizuara me 29 shoqëri audituese (69% e rasteve) dhe 30 individë EKA. Gjithashtu, 13 IFJB të organizuara si Sh.P.K (ose 46.4%e rasteve) të cilat kanë pasur rreth 45 auditime (ose 28.8% të totalit) në periudhën 2007-2016 të realizuara me 13 shoqëri audituese (31% e rasteve) dhe 9 individë EKA;


Auditimi Ligjor i Institucioneve Financiare Jo-Banka sipas Shoqerive te Auditimit ne periudhen 2007-2016

Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA



Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Institucionet Financiare Jo-Banka preferojnë të ruajnë bashkëpunimin me të njëjtën shoqërinë audituese apo individ EKA. Jo në pak raste edhe IFJB që janë Sh.A bashkëpunojnë me individë EKA.  Në një rast për Institucion Financiar Jo Bankë si dhe është Posta Shqiptare, është bashkëpunuar me 5 shoqëri audituese dhe në tre vite ka pasur auditime me më shumë se 1 auditues ligjor. Një Insitucion Financiar Jo Bankë (Shoqëria e Parë e Zhvillimit) ka bashkëpunuar me 4 shoqëri audituese, e ndjekur nga dy Institucione Financiare Jo Banka që kanë bashkëpunuar me nga 3 shoqëri audituese. Vetëm dy Institucione Financiare Jo Banka (Capital Invest dhe Agro Partner), nuk kanë bashkëpunuar me asnjë shoqëri audituese, por kanë preferuar individët e licencuar si Ekspet Kontabël.

Në 13 IFJB (46.4% e rasteve të auditimit) është preferuar të kryejnë një auditim ligjor në vijimësi 3 vjecare me të njëjtën firmë apo individ EKA. Rreth 17 IFJB (tek Posta Shqiptare disa shoqeri së bashku bëjnë të njëjtin auditim) kanë preferuar të kryejnë një auditim ligjor në vijimësi 2 vjecare me të njëjtën firmë apo individ EKA. Ndërsa 18 IFJB (64.3% e rasteve të auditimit) kanë patur auditime të izoluara vetëm me një shoqëri auditimi, pa pasur vijimësi, duke ndryshuar audituesin nga viti në vit;



Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA



Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA





Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Tregu i auditimit ligjor të Institucioneve Financiare Jo-Banka në Shqipëri për periudhën 2007-2016 dominohet në masën 40.4% nga tre shoqëritë e mëdha audituese të kryesuar nga KPMG Albania shpk (31 auditime ose 19.9%), e ndjekur nga Deloitte Albania shpk (19 auditime ose 12.2%) dhe PËC Albania (13 auditime ose 8.3%). Ndërkohë që edhe numri i auditimeve të realizuara nga individët Ekspert Kontabël për IFJB është i konsiderueshëm me 38 auditime ose rreth 24.4% të rasteve.
Janë 5 IFJB që kanë realizuar vetëm nga 1 auditim secila ose me pak se 1 (kur kanë bërë auditime të përbashkëta) në periudhën 2007-2016. Shoqëritë e auditimit që kanë bashkëpunuar me më shumë IFJB janë KPMG Albania me 7 IFJB (25% e rasteve), e ndjekur nga Deloitte Albania me 5 IFJB (17.9% e rasteve) dhe PËC Albania e Grant Thorton me nga 4 IFJB secila. Janë 11 IFJB (39.3%) që kanë bashkëpunuar për auditimin ligjor me individë Ekspert Kontabël.



Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Pasaporta me të dhëna mbi shoqëritë tregtare të cilat realizojnë aktivitet si Institucione Financiare Jo-Banka IFJB në Shqipëri ju mund ti gjeni duke klikuar në portalin më të ri për të dhëna të hapura në gjuhën shqipe opencorporates.al. të dhënat janë përditësuar sipas Ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit në datën 15 Mars 2017. Gjithashtu në portalin Open Data Albania janë publikuar edhe artikuj të tjerë mbi IFJB mbi Objekti i Aktivitetit dhe Origjina e Kapitalit sikurse Struktura e Kapitalit Financiar për Institucionet Financiare Jo Banka.