Open Data Albania ka hulumtuar lidhur me institucionet financiare jo-banka në Republikën e Shqipërisë e në veçanti me Nën sektorin apo Fushën e Aktivitetit dhe Origjinën e Kapitalit të Institucioneve Financiare Jo-Banka. Në kuptim të këtij hulumtimi termi “institucion financiar jo-bankë” është në përputhje me rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr. 1, datë 17.01.2013 “Për licensimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jo-banka”, sipas të cilës janë Subjektet financiare jo-banka, Institucionet financiare të mikrokredisë dhe Institucionet e parasë elektronike.
Në bazë të të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë por edhe nga ekstraktet e institucioneve financiare jo-banka pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, objekti nënsektori i  aktivitetit dhe origjina e kapitalit të këtyre subjekteve siç deklarohet në ekstraktin e QKB, paraqitej si vijon: Institucionet Financiare Jo-Banka të licensuara nga Banka e Shqipërisë, ushtrojnë aktivitetin të klasifikuara në 3 grupe kryesore: 20 Institucione Financiare Jo-Banka (IFJB); 4 Institucione të Parasë Elektronike (IPE) dhe  4 Institucione Financiare të Mikrokredisë (IFM).
Klasifikimi dhe Fusha e Aktivitetit te Institucioneve Financiare Jo-Banka në Shqipëri – 15 Mars 2017


Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Institucionet financiare jo-banka (IFJB, IPE dhe IFM) në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin në rreth 13 fusha nënsektor të ndryshëm. Rreth 7 fusha (53.8% e totalit) ku ushtrohet aktiviteti i përkasin grupit të Institucioneve Financiare Jo-Banka (IFJB), e shoqëruar nga 4 fusha (30.8% e totalit) ku ushtrohet aktiviteti që i përkasin grupit të Institucioneve të Parasë Elektronike (IPE) dhe 2 fusha (15.4% e totalit) ku ushtrohet aktiviteti që i përkasin grupit të Institucioneve Financiare të Mikrokredisë (IFM).
Nënsektori apo fusha ku janë më aktive institucionet financiare jo-banka (IFJB, IPE dhe IFM) në Shqipëri janë Shërbimet Këshilluese, Ndërmjetëse dhe Ndihmëse me 19 subjekte që e ofrojnë, e ndjekur nga Qiraja Financiare me 13 subjekte që e ofrojnë, Shërbimi i Pagesave dhe Transferimit të parave me 12 subjekte që e ofrojnë dhe Factoring me 10 subjekte që e ofrojnë. Fusha e aktivitetit më pak e ofruar nga këto subjekte është emetimi i parasë elektronike që ofrohet si shërbim vetëm nga 1 subjekt, dhe mikrokredia që ofrohet nga 4 subjekte;
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA




Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Parë në këndvështrimin e madhësisë së kapitalit të 20 Institucione Finaciare Jo-Banka (IFJB) kanë rreth 72% të totalit të kapitalit, të ndjekura nga 4 Institucione të Parasë Elektronike (IPE) që mbajnë 14% të totalit dhe 2 Inftitucione Financiare të Mikrokredisë (IFM) që mbajnë 14% të kapitalit.
Shtrirja gjeografike e institucioneve financiare jo-banka është shumë e përqendruar. Kështu të gjitha këto subjekte e kanë selinë e tyre në Tiranë. Ndërkohë që statusi i regjistrimit në regjistrin e QKB i të gjithë institucioneve financiare jo-banka që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri është “aktiv” dhe asnjeri prej këtyre subjeteve nuk është në situatë likuidimi apo falimentimi.
Bazuar në origjinën e kapitalit të institucioneve financiare jo-banka, rezulton se rreth 19 subjekte (68% e numrit total) kanë një kapital me origjinë shqiptare, i cili përbën rreth 82% të totalit të kapitalit. 6 subjekte (21% e numrit total) kanë një kapital me origjinë të huaj, i cili përbën rreth 12% të totalit të kapitalit, ndërsa 3 subjekte (11% e numrit total) kanë një kapital me origjinë mikse (shqiptare dhe të huaj), i cili përbën rreth 6% të totalit të kapitalit;

Burimi: QKB

Komentet dhe Analiza: ODA

Institucionet Financiare Jo-Banka të licensuara nga Banka e Shqipërisë kanë një prezencë kapitali me origjinë nga 13 shtete (duke përfshirë Shqipërinë) dhe 4 rajone. Kapitali i 26 institucioneve financiare jo-banka ka origjinë nga vendet e rajonit të Europës (duke përfshirë 19 subjekte me kapital nga Shqipëria). Kapitali i 2 institucioneve financiare jo-banka origjinon nga rajoni i Amërikës së Veriut (SH.B.A). Vetëm kapitali i një subjekti është nga rajoni i Euro-Azisë (Hong-Kong) dhe Lindjes së Mesme (Arabia Saudite).

Origjina e Kapitalit Aksionar te Institucioneve Financiare Jo-Banka – 15 Mars 2017



Burimi: QKB

Komentet dhe Analiza: ODA

Pasaporta me të dhëna mbi shoqërite tregtare të cilat realizojnë aktivitet si Institucione Financiare Jo-Banka IFJB në Shqipëri ju mund ti gjeni duke klikuar në portalin më të ri për të dhëna të hapura në gjuhën shqipe opencorporate.al. të dhënat janë përditësuar sipas Ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit në datën 15 Mars 2017.