Ndërkohë që deputetët e Ramës por dhe vetë ky i fundit nxitojnë t’ia faturojnë ‘Eskobarin’ e Shqipërisë, Klement Balilin, Lëvizjes Socialiste por Integrim, faktet dhe provat flasin ndryshe.

    

Një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e PS-së, nxituan të akuzojnë ish-ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti se i ka dhënë disa kontrata qeraje kompanisë Balili-KO, në pronësi të vëllait të Klementit, Bashkimi Balilit.

Por nëse i hedh një sy raportit të fundit të publikuar në 1 prill 2017 nga OPENDATA, duket fare qartë që kompanisë në fjalë vetë zyrtarët e Rilindjes i kanë dhënë disa tenderë të rëndësishëm kësaj kompanie, ku më pikanti duket ai që lidhet me parkun e Butrintit, një zonë në patronazhin e UNESCO-s.

Sipas OpenDATA, kompania Balili-KO ka rezultuar fituese e një kontrate në Parkun Kombëtar të Butrinit. Kontrata fituese ka si qëllim ruajtjen me anë policisë private të Parkut.

Nga të dhënat publike rezulton se kjo kompani ka fituar disa dhjetëra tenderë dhe në drejtoritë e tatimeve, OSHË, etj.

Balili kontrate sigurie ne Butrint

Duket interesant fakti se ndërsa deputetët e Rilindjes thumbojnë LSI-në për kontratat e qirasë së tokave me Balilajt, duke shënjestruar ‘lidhjet me narkotrafikantin’, një vit pasi Balili është shpallur në kërkim, ministrja Kumbaro i beson të njëjtës kompani ruajtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, vlerë e mbrojtur nga UNESCO.