Open Data Albania po përditëson të dhënat për remitancat, transfertat neto pa kundërshpërblim për apo nga jashtë vendit. Hulumtimi është kryer me baza vjetore për periudhën 2002-2017. Këto transferta ndryshe njihen si dërgesa të emigrantëve ose remitanca. Ato si një komponent thelbësor në llogarinë korrente të Bilancit të Pagesave kanë një rol të rëndësishëm në nivelin e të ardhurave, në cilësinë dhe standardin e jetesës apo në ekonominë e vendit përfitues. Të dhënat për hulumtim janë marrë nga databaza e Bankës Botërore.

Dërgesat e emigrantëve janë një burim shumë i rëndësishëm për shumë vende në zhvillim, përfshirë dhe Shqipërinë.  Pas eksporteve, ato janë burimi kryesor i financimit të jashtëm si në terma absolute ashtu edhe në peshë relative kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në fund të vitit 2017, dërgesat që emigrantët shqiptarë kanë dërguar për familjet e tyre ishin një miliard e treqind e tetëdhjetë e dy milion dollar amerikan. Krahasuar me vitin pararendës 2016 u shënua rritje prej 5.8 për qind.

Duke filluar nga viti 2002, remitancat të dërguara në Shqipëri paraqiten sipas grafikut (në milion USD).


Të dhënat: Banka Botërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Dërgesat e emigrantëve kanë rënë me shpejtësi sidomos pas thellimit të krizës ekonomike të Eurozonës. Viti më i mirë për dërgesa të larta të tipit remitanca është vitit 2018 me një miliardë e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë dollarë. Në dy vitet e fundit 2016 dhe 2017, remitancat në ekonominë shqiptare kanë filluar të rriten sërish krahasuar me vlerën e viti 2015.

Open Data Albania ka hulumtuar edhe origjinën prej nga vijnë këto dërgesa paraje në për vitin 2017 duke identifikuar vende nga ku ka më shumë hyrje remitancash. Vendet kryesore nga ku e kanë origjinën dërgesat e emigrantëve shqiptar janë Greqia 44% e totali, Italia 36.3%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 7.4%.  

Grafikisht burimi i remitancave sipas vendit të origjinës paraqitet:


Të dhënat: Banka Botërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat tregojnë se pesha e vendeve të origjinës në fluksin e remitancave në Shqipëri ka mbetur thuajse konstante gjatë katër viteve të fundit, ku Greqia vazhdon të mbetet burimi kryesor me 44 për qind, ndërsa Italia vjen në vendin e dytë me 36.3 për qind.

Veç remitancave hyrëse, pra ato çka dërgohen drejt Shqipërisë, janë edhe remitancat dalëse, dërgesa parash nga Shqipëria në drejtim të një vendi tjetër. Në vitin 2017 vlera e remitancave dalëse, dërgesa pa kundërshpërblim nga vendi ynë drejt një vendi tjetër shënoi vlerën njëqind e nëntëdhjetë e nëntë milionë dollarë. Remitancat dalësi janë sa  14.3 për qind e remitancave hyrëse.

Vendi kryesor që përfiton dërgesa nga Shqipëria është Serbia. Nga Shqipëria drejt Kosovës për vitin 2017 janë dërguar tetëdhjetë e katër milionë dollarë transferta pa kundërshpërblim. Kjo vlerë  është sa 42.2 për qind të totalit, të remitancave që kanë dalë nga Shqipëria. Në vendin e dytë vjen Kroacia me tridhjetë e dy  milionë dollarë ose 16 për qind të totalit dhe më pas Bosnja dhe Greqia respektivisht me 15 dhe 12 për qind të totalit.


Të dhënat: Banka Botërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Grafikisht remitancat dalëse paraqiten:


Të dhënat: Banka Botërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Pra në vitin 2017 kemi 76 milionë dollarë më shumë remitanca hyrëse në Shqipëri se në vitin 2016 dhe 14 milionë dollarë më shumë remitanca dalëse në vendet e tjera.

Shkarko excel: Remitancat 2002-2017, origjina dhe destinacioni sipas vendeve
Komente dhe Analiza: Open Data Albania