Open Data Albania ka kryer një hulumtim të ndryshimeve të sektorit bankar në vitet e fundit, dhe efektet në strukturën e kapitalit aksionar të këtij sektori. Gjatë vitit 2018 dhe fillimit të vitit 2019 sektori bankar shqiptar, banka të nivelit të dytë, pati ndryshime të rëndësishme në strukturë. Në fund të vitit 2018, numri i bankave u reduktua në katërmbëdhjetë nga gjashtëmbëdhjetë  banka që operonin në fund të vitit 2017. Kjo erdhi si rezultat i revokimit të licencave të dy bankave, pas përfundimit të procesit të bashkimit me përthithje të tyre nga dy banka ekzistuese të sistemit. Më tej deri në 2019 numri i bankave u reduktua në dymbëdhjetë pas finalizimit të një tjetër përthithje të bankave si dhe revokimit të një licence bazuar në kërkesën e vetë bankës.


Të dhënat:Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave, QKB
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat:Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave, QKB
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Për të arritur tek reduktimi i numrit të bankave të nivelit të dytë nga gjashtëmbëdhjetë në dymbëdhjetë, në vitet 2018 dhe 2019 janë shënuar këto ndryshime në tregun bankar: është blerë banka NBG Albania nga Banka Amerikane e Investimeve ABI; është përthithur Veneto Bank nga Intesa Sanpaolo Bank; gjithashtu është realizuar Blerja e Bankës Ndërkombëtare Tregtare (ICB) nga Union Bank; OTP Bank Hungary ka blerë të plotë bankën Societe Generale;  Tirana Bank është blerë nga Balfin Group dhe Komercijalna Banka Skopje; Bankës së Kreditit të Shqipërisë i është revokuar licenca për shkak të fillimi të procesit të likuidimit vullnetar nga ana e vetë kësaj banke.

Në nëntor të 2020, Tirana Bank është blerë plotesisht nga Balfin. Aksioneri Komercijalna Banka Skopje është larguar nga struktura aksionare e Bankës duke ia shitur aksionet Balfin, kundrejt çmimit 2.7 milion euro. Banka e Kreditit ka përfunduar procesin e likuidimit duke u ç’regjistruar përfundimisht nga regjistri tregtar.

Gjatë vitit 2020, janë larguar disa nga aksionarët e BANKA E BASHKUAR E SHQIPËRISË: shoqëritë Business Focus SDN BHD (1.47%) dhe Dallah Albaraka Holding Co. (2.32%) si dhe aksionarë individë me përqindje të vogla të zotërimit të aksioneve. Këto aksione janë blerë nga aksionari tjetër i Bankës, shoqëria EUROSIG SHA e cila ka rritur përqindjen e saj të aksioneve në 21.02% duke u bërë aksioneri i dytë më i madh i Bankës pas shoqërisë Islamic Development Bank me 72.2% të aksioneve.

Në korrik të vitit 2020 është realizuar një transferim aksionesh prej 2.53% të kapitalit te UNION BANK SHA të zoteruara nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Aksionet i ka blerë UNIONI FINANCIAR TIRANE kundrejt çmimit 887 mijë euro.

Këto ndryshime kanë sjellë edhe formacion tjetër të origjinës së aksionerëve që kontrollojnë tregun bankar të nivelit të dytë. Nëse konsiderojmë Origjinë ata të vendit ku është regjistruar aksionari i bankës, na rezulton se aksionerët mazhoritar të bankave në tetë raste janë të huaj, dhe në katër raste vendas. Edhe për aksioner, shoqëri të regjistruara në Shqiptari na shfaqet karakteristika e paketës kontrolluese në një vend tjetër jo Shqipëria. Rast konkret është ABI dhe zotëruesi i saj Tranzit shpk me paketë kontrolluese aksionesh jashtë Shqipërisë. Paketa kontrolluese e Banka Amerikane e Investimeve ABI është Nch Capital Inc, një fond investimesh me seli në New York.


Të dhënat:Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave, QKB
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat:Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave, QKB
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat:Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave, QKB
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat:Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave, QKB
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Një karakteristikë tjetër është që nga dymbëdhjetë banka vetëm gjashtë kanë aksionarin mazhoritar të regjistruar në një vend të BE-së. Vitet e fundit kemi dalje nga tregu shqiptar bankar i investitorëve me origjinë nga BE, ku numri ka rënë ndjeshëm nga dhjetë në vitin 2013 në gjashtë në 2020. Ndërkohë përtej vendeve të BE, vendet me kapitale aksionare kontrolluese mbeten Turqia dhe Arabia Saudite. Gjithashtu vihet re një rritje e numrit të bankave me kapital shqiptar, që arrin në katër, nga dy që ishin në vitin 2013.


Të dhënat:Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave, QKB
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Efektet e këtyre ndryshimeve do shikohen në të ardhmen, por tërheqja e bankave ndërkombëtare me eksperiencë të gjatë, sigurisht nuk shihet si shenjë e mirë për tregun shqiptar bankar dhe financiar. Nga ana tjetër, konsolidimi i bankave duke patur parasysh madhësinë e tregut, gjykohet si një zhvillim pozitiv për stabilitetin dhe mbikëqyrjen financiare.

Të dhëna mbi strukturën e shoqërive financiare banka të nivelit të dytë; zotërimin dhe menaxhimin e tyre sikurse performancën ekonomike, janë të publikuara dhe të aksesueshme edhe në portalin Open Corporates Albania rubrika Shoqëri Financiare Banka.

Shkarko excel: Ndryshimet e sektorit bankar në Shqipëri 2018-2020, efektet në strukturën e kapitalit aksionar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania