Open Data Albania ka analizuar dinamikën e remitancave për periudhën 2002-2014, dhe burimet e tyre në vitin e fundit. Remitancat janë shumë të rëndësishme për shumë vende në zhvillim si Shqipëria. Pas Investimeve të Huaja Direkte (IHD), remitancat janë burimi kryesor i financimit të jashtëm si në terma absolute ashtu edhe në terma relative kundrejt PBB. Remitancat janë një burim i rëndësishëm për uljen e varfërisë dhe rritjen ekonomike.

Duke filluar nga viti 2002, remitancat të dërguara në Shqipëri paraqiten sipas grafikut (në milion EUR):

Burimi: Banka e Shqiperise, Raporti Statistikor   
Komentet dhe Analiza: ODA   

Dërgesat e emigrantëve kanë rënë me shpejtësi sidomos pas thellimit të krizës ekonomike të Eurozonës. Gjatë 2014-ës, remitancat rezultuan në shifrën 592 milionë euro, krahasuar me 951.7 milion EUR në vitin 2007. Kjo konfirmon rënien e kontributit të dërgesave të emigrantëve në ekonominë vendase, në kushtet kur kriza ekonomike në Europë, ka ulur ndjeshëm të ardhurat e tyre.

Grafikisht burimi i remitancave sipas vendit të origjinës paraqitet:


Burimi: Banka Botërore, Prospects Migration and Remitances Data   
Komentet dhe Analiza: ODA
 

Remitancat sipas vendit te origjines 2010-2014


Burimi: Banka Botërore, Prospects Migration and Remitances Data   
Komentet dhe Analiza: ODA   

Burimi kryesor i remitancave mbeten Greqia (44%) dhe Italia (36%), të dyja vende të periferisë së Eurozonës, të goditura fort nga kriza ekonomike e viteve të fundit. Kjo ka sjellë një reduktim të të ardhurave të individëve në këto shtete, e për pasojë edhe ulje të remitancave në Shqipëri.

Pra kriza ka ndikuar përmes disa kanaleve në uljen e rritjes ekonomike dhe treguesve të tjerë makroekonomikë.