Open Data Albania po liston dhe vizualizon të dhëna për Numrin e Zgjedhësve, Pjesëmarrjen në Votime dhe Vlefshmërinë e Votës në procese zgjedhore. Në studim janë marrë të dhëna të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 2005; 2009; 2013; 2017 dhe 2021.

Sa i takon listës së zgjedhësve ajo përgatitet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Të drejtë vote kanë shtetas shqiptar të cilët në datën e zgjedhjeve janë në moshën 18 vjeç. Për zgjedhjet e datës 25 Prill Lista Zgjedhore shënon një numër prej 3 588 869 (tre milion e pesëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë zgjedhës). Nga procesi i mëparshëm zgjedhor i mbajtur në 2019 kjo listë është shtuar me 52 853 (pesëdhjetë e dy mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tre votues). Lista pëson rritje nga një proces në tjetrin. Në Zgjedhjet e vitit 2015 lista e zgjedhësve ishte 2 850 821 dy milion e tetëqind e pesëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e një zgjedhës. Në pesëmbëdhjetë vjet kjo listë është shtuar me 738 048 zgjedhës.

Sa i takon pjesëmarrjes në Rang Kombëtar në zgjedhjet e 25 Prillit ajo shënoi 46.32% në votime ajo në gjashtë procese të marra në analizë vetëm në dy prej tyre e kalon nivelin 50% pra gjysma. Konkretisht në Zgjedhjet me rotacion të vitit 2013 në proces votuan 53.47% e zgjedhësve ndërsa në zgjedhjet po për kuvend të vitit 2009 pjesëmarrja ishte 50.52%. Në proceset e tjera rezultati është nën 50%. Një rast jashtë kontekstit është rezultatit i pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Në këtë proces partitë opozitare nuk morën pjesë me kandidat dhe i bënë thirrje elektoratit përkatës të bojkotonte procesin me mospjesëmarrje. Në këto zgjedhje votuan vetëm 22.26 % e zgjedhësve në listë po njëson procesi u shoqërua edhe me një numër të lartë të votës së parregullt apo të pavlefshme.


Të dhënat: KQZ
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: KQZ
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse shohim treguesit për vlefshmërinë e votës, rezulton që në procese ka fletë votimi të plotësuara gabim apo dëmtuara. Ky proces lidhet shumë me qartësinë e votuesve për përmbajtjen e fletës dhe mënyrën e votimit. Në procese të ndryshme kjo shënon nga 1.39% deri në 5%.


Të dhënat: KQZ
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: KQZ
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Pjesëmarrja e ulët në votime është shënuar ndër vite edhe për shkak të pamundësisë së votimit në distancë për emigrantët. Në zgjedhjet e fundit datë 25 Prill 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar një numër prej 83 028 fletë votimi të pavlefshme. Ky është numër i lartë dhe një argument tepër delikat për sa kohë që është i baraz vlefshëm me rezultatin që duhet për garantimin e deri 8 mandateve.

Shkarko excel: Lista e Zgjedhësve në Vite, Pjesëmarrja dhe Vlefshmëria e Votës 2015 – 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Aranita Brahaj