Open Data Albania po publikon të dhëna mbi nivelin e pagës për të punësuar të deklaruar. Të dhënat janë për periudhën Janar 2020 deri Mars 2021 sipas regjistrit të deklarimit për Punësim në sistemin e Tatim Taksave. Ky regjistër shërben për deklarim mujor nga subjektet ekonomike punëdhënëse, dhe të vetëpunësuar. Në bazë të deklarimeve në sistemin e Tatim Taksave bëhet edhe vlerësimi i pagesës për Kontribute të Detyrueshme Shëndetësore, Shoqërore dhe Tatimi mbi të ardhurën nga Paga (tatim progresiv me fasha 0, 13 dhe 23% sipas fashës së pagës).
Nga të dhënat rezulton se në Mars 2021 janë 48.44 % e të punësuarve me pagë më të vogël apo se paga Minimale tashmë e detyrueshme për Punësim prej 30 mijë lekëve. Megjithëse ky detyrim ka hyrë në fuqi, rezulton që në Mars 2021, janë 163 632 Persona që Deklarohen me pagë nën 26 mijë lek dhe 173 797 Persona me Pagë të deklaruar prej 26 deri 30 Mijë Leke. Kjo pagë ka zero tatim mbi të ardhurën nga paga por ka të plotë detyrimet për kontribute shëndetësore dhe shoqërore (pension pleqërie). Në total në Mars 2021, në vend deklarohen të punësuar 696 675 Individ duke përfshirë këtu edhe të huajt që punojnë në vend, të vetë punësuarit apo të dy e shumë punësuarit, këta përllogariten për çdo vend pune të deklaruar.
Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse shohim disa kategori grup fasha, rezulton se Grupi me pagë të deklaruar 30 deri 50 mijë lek përbën 21% të totalit konkretisht 147 068 mijë vende pune. Grup Fasha pagë e deklaruar 50 deri 100 mijë Lekë përbën 24% të tregut të të punësuarve të deklaruar ose në numër 169 648 Persona. Grup Fasha 100 – 130 mijë lekë ka vetën 20 214 vende pune ndërsa punësimi mbi 130 mijë leke ka një numër të vogël individësh përfitues.
Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Ndër muaj Fashat e Pagave kanë pësuar lëvizje. Në janar 2021, për shkak të ndryshimit të Pagës Minimale dhe vendosjes së detyrimit për pagë minimale jo më pak se 30 mijë lekë, ka patur një spostim të pagave nën 26 mijë tek Fasha 26 – 30 Mijë lekë. Gradualisht ky spostim ka vijuar në të tre muajt e parë të vitit. Muaji Prill 2020 është edhe muaji me tkurrje të Punësimit në total dhe të punësimit sipas deklarim pagës në pjesën kryesore të fashave.
Brenda 15 muajve Deklarimi sipas Nivelit të Pagës ka pësuar disa ndryshime dinamike. Disa Fasha të tjera përveç asaj të pagës minimale kanë pësuar rritje të numrit të të punësuarve me deklarim. Rritja e Pagës në Sektorin Publik për Mësuesit dhe Personelin Shëndetësorë ka dhënë gjithashtu efektin e saj në lidhje me numrin për kategoritë e pagës në deklarim.
Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Në vitin 2013 të punësuar me pagën mbi 200 mijë lekë ishin 1.2% e totalit të të punësuarve, edhe në vitit 2021 kundrejt totalit të të punësuarve ky grup pagash zë vetëm 1.15% të totalit të Punësuar Kontribues. Në vlerë reale ky numër në Mars 2021, është 8031 persona.
Shkarko excel: Niveli i Pagave të Deklaruara Mars 2021Komente dhe Analiza: Open Data Albania