Open Data Albania po hulumton mbi punësimin në Sektorit Bankar Niveli i Dytë nga viti 2015 deri në tremujorin e parë 2021. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga raportet e Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe në raporte vjetore të vetë bankave.

Gjatë kësaj periudhe vërehen dinamika të mëdha në tregun e punës sektori bankar, kryesisht për shkak të ndryshimeve strukturore dhe ndryshimit të pronësisë për disa prej tyre. Aktualisht operojnë 12 banka, katër prej të cilave janë me kapital shqiptar, ndërsa të tjerat janë me zotërues të huaj, si: turk, austriak, hungarez, italian, grek, bullgar, gjerman dhe arab.


Burimi: BSH (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Vitet 2018-2019 shënojnë ndryshime në sistemin bankar si revokim licencash bankare, shkrirje apo përthithje nga banka të tjera. Kjo shoqërohet me uljen e numrit të bankave dhe rritjen e peshës së kapitalit vendas. Veneto Bank u përthith nga Intesa SanPaolo Bank, Banka Amerikane e Investimeve (ABI) bleu të gjithë aksionet e NBG bankë, Banka e Kreditit të Shqipërisë, u mbyll duke kërkuar likuidim vullnetar, Banka OTP bleu bankën Societe Generale, si dhe Union Bank bleu Bankën Ndërkombëtare Tregtare. Këto ndryshime në vitin 2018 dhe 2019 reduktuan numrin e bankave nga 16 në 12.


Burimi: BSH (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në 2015 deklarohen 6 922 individë të punësuar në sistemin bankar. Në 2016 pati një rritje modeste me 28 punonjës, ndërsa vitet 2017 dhe 2018 shënojnë rënie nga vitet paraardhëse. Viti 2018 shënoi reduktimin më të lartë të stafit në sistemin bankar, 650 punonjës më pak se në 2017. Ky reduktim i lartë stafi ka ardhur nga strukturimet dhe ndryshimet në tregun bankar dhe reduktimi i numrit të bankave.  Për  2019 dhe 2020 shënohet një rritje në stafin e punësuar në këtë sistem, konkretisht në 2020 me 849 punonjës më shumë se në 2019. Tremujori i parë i vitit 2021 shfaq reduktim stafi, pasi në fund të Marsit 2021 janë të regjistruar 6 526 punonjës total, ose 689 më pak se viti 2020. Në vitin 2020 numri i punonjësve në sistemin bankar u rrit me 13% ndërsa vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2021 ky numër është ulur me 10%. Nëse shohim numrat për secilën bankë, rezulton që bankat e mëdha janë në proces tkurrje numër personeli, ndërsa bankat e vogla (sipas kapitalit) kanë shtuar personel në 2019 – 2021.


Burimi: Shoqata e Bankave të Shqipërisë (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Shoqata e Bankave të Shqipërisë (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në tremujorin e parë të vitit Raiffeisen Bank sh.a. Albania ka numrin më të madh të personelit ose në total 19%, e dyta renditet Credins Bank dhe Banka Kombëtare ka zbritur në vend të tretë sa i përket numrit të personelit të saj.


Burimi: Shoqata e Bankave të Shqipërisë (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në pesë vite bankat kanë 5.72% më pak Staf. Ndërkohë 12 bankat ekzistuese kanë ndryshuar të punësuar duke shënuar ulje apo rritje të personelit. Me rritje të përvitshme rezultojnë bankat: Crendins, OTP dhe FIBANK ndërsa vendin e parë për numrin më të lartë të punonjësve vijon ta mbajë Raiffeisen Bank.

Me të njëjtat trend ka rezultuar dhe numri i degëve të sektorit bankar. Në vitin 2015 rezultonin 518 degë dhe më pas ka pasur reduktim të tyre. Në 2018 shënohet numri më i ulët i degëve të bankave, përkatësisht 423 të tilla, dukë shënuar kështu reduktimin më të madh krahasuar me një vit më parë, ku ishin regjistruar 56 degë më shumë në territorin shqiptar. Edhe 2021, ashtu si numri i të punësuarve, dhe numri i degëve është në rënie, përkatësisht 37 më pak së në 2020.


Burimi: Shoqata e Bankave të Shqipërisë (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Shoqata e Bankave të Shqipërisë (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Tre bankat më të mëdha, me peshën më të lartë në punësim dhe që kanë më shumë degë janë: Raiffeisen Bank që ka punësuar 19% të stafit dhe ka 18% të degëve, Credins Bank me 15% të stafit dhe 14% të degëve, dhe BKT ka punësuar 14% të stafit dhe ka 15% të degëve aktive. Më pas vijon Intesa Sanpaolo me 10% të stafit, Banka Tirana dhe OTP  secila nga 7% të stafit, Alpha, ABI dhe Unioni secila me 6%, FIBANK me 5%, Procredit ka 2% të stafit dhe Banka e Bashkuar (UBA) me 1% të numrit të punonjësve në sektorin bankar.


Burimi: Shoqata e Bankave të Shqipërisë (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Bankat që shfaqen me zgjerim të degë dhe personel:

Banka Credins, e cila nga 2015 shfaqet me shtim stafi për cdo vit. Konkretisht nga 739 të punësuar në 2015, në 2021 (tremujori i parë) ka 971 të punësuar. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhë është rritur dhe numri i degëve.

Banka OTP gjithashtu shfaqet me shtim stafi për çdo vit. Nga 395 të punësuar në vitin 2015, aktualisht ka shkuar në 464 të punësuar.

Fibank gjithashtu shënon një rritje të konsiderueshme të stafit, nga 126 në 2015, aktualisht ka më shumë se dyfishim duke arritur në 351 të punësuar në të gjitha degët e saj të cilat janë rritur gjithashtu gjatë kësaj periudhe nga 9 në 14.

ABI bank gjithashtu ka shënuar zgjerim dhe rritje të stafit nga 252 në 359, ndërsa numri i degëve u rrit nga 19 në 21 të tilla.

Banka Intesa Sanpaolo gjithashtu ka shtuar stafin ndër vite, nga 567 në 655 të punësuar dhe 3 degë më shumë se në 2015. Këto ndryshime në staf dhe në numër degësh vijnë si rrjedhojë dhe e ndryshimeve strukturore dhe kapitalit aksionar të bankave.

BKT për periudhën 2015-2018 ka të përfshirë në numrin total dhe stafin që operon në degët në Kosovë, ku është i punësuar rreth një e katërta e stafit total të BKT-së. Për informacione mbi strukturimin e sistemit bankar dhe të dhëna financiare si xhiro dhe fitimet vjetore, aksesoni të dhënat OpenCorporates.al, mundësuar nga AIS / Open Data Albania.

Shkarko excel: Punësimi në Sektorin Bankar 2015 – 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania