Open Data Albania po hulumton mbi çmimin e energjisë elektrike për konsumator biznesin. Çmimi i energjisë elektrike përcaktohet me vendim të Entit Rregullator të Energjisë.  Çmimet e energjisë elektrike për biznesin janë të diferencuara në bazë të nivelit të tensionit ku janë lidhur dhe jo në bazë të konsumit. Bazuar në nivelin e tensionit dallohen tre grupe të mëdha: konsumatorë biznesi që furnizohen me 35 kV; konsumatorë biznesi që furnizohen me 20;10;6 kV dhe konsumatorë biznesi që furnizohen me tension të ulët.

Për bizneset që furnizohen me 35 kV çmimi është i unifikuar për çdo kategori biznesi. Kështu, duke filluar nga 1 Janar 2015, këto biznese do të paguajnë 12% më shumë për energjinë elektrike. Çmimi i energjisë elektrike nga 10,2 lek/kWh është rritur në 11,4 lek/kWh. (Çmimet janë të llogaritura  me TVSH).

Energjia Elektrike, Klientë të furnizuar në 35 kV, çmimi 2014 me çmimin në 2015



Burimir: ERE
Komente dhe analiza: Open Data Albania


Burimir: ERE
Komente dhe analiza: Open Data Albania

Bizneset që furnizohen me 20; 10; 6 kV kanë funksionuar me tarifa të diferencuara sipas llojit të biznesit. Por duke filluar nga 1 Janar 2015, këto tarifa janë unifikuar në një çmim prej 13,2 lek/kWh, me përjashtim të çmimit të energjisë për furrat e bukës i cili ka mbetur i pandryshuar në 8,52 lek/kWh. Çmimet për këtë nivel tensioni kanë pësuar rritje nga 9% deri në 21%. Rritjen më të madhe të çmimit të energjisë elektrike e kanë pësuar bizneset bujqësore ku çmimi për to nga 10,44 lek/kWh është bërë 13,2 lek/kWh, pra 21% më i lartë krahasur me vitin 2014.

Energjia Elektrike, Klientë të furnizuar në 20;10; 6 kV çmimi 2014 krahasuar me çmimi 2015



Burimir: ERE
Komente dhe analiza: Open Data Albania


Burimir: ERE
Komente dhe analiza: Open Data Albania

Po kështu, bizneset që furnizohen me tension të ulët (0.4 kV) kanë pësuar një unifikim të tarifave për vitin 2015. Çmimi i energjisë elektrike për këtë nivel tensioni është përcaktuar 16,8 lek/kWh, duke pësuar një rritje nga 13% deri në 25% për lloje të ndryshme të bizneseve. Bujqësia dhe industria janë prekur nga një rritje prej 25% të tarifave të energjisë elektrike, ndërsa për furrat e bukës kemi një rënie me 1% të çmimit të energjisë elektrike nga 1 Janar 2015.

Energjia Elektrike, Klientë të furnizuar Tension i Ulët U (0.4 kV), çmimi në 2014 krahasuar me 2015



Burimir: ERE
Komente dhe analiza: Open Data Albania


Burimir: ERE
Komente dhe analiza: Open Data Albania

Për vitin 2015, kemi një rritje të tarifave të energjisë elektrike, ku sektori më i prekur nga rritja është bujqësia dhe më pak të prekur mbeten furrat e bukës, të cilat kanë dhe nivelin më të ulët të tarifave të energjisë elektrike.

Kontribuoi: Ina Baja