Open Data Albania po analizon të dhënat e pensionit të pleqërisë, pensionin familjar dhe atë të invaliditetit sipas ndarjes qytet-fshat gjatë njëzetë vjeçarit 2000-2020. Të dhënat janë me burim Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ligji nr 7703/1993 me ndryshime parashikon kategori dhe kushte për përfitim pensioni. Në total në vend në vitin 2020 jepen 665 547 Pensione, ja nga të cilat Pensione Pleqërie janë 543 957, pensione invaliditeti janë 69 370 dhe pensione familjare janë 52 220. Nga vitit 2014 deri në vitin 2020 numri i Pensioneve është rritur me 13.73%.


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Përfitojnë pension pleqërie personat e siguruar, që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror,  kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92, të këtij ligji si dhe në moshën 55 vjeç  nënat, që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, me kusht që fëmijët të janë rritur më shumë se 8 vjeç,  dhe kanë 30 vjet sigurim.

Bazuar në të dhënat e numrit të pensioneve të pleqërisë për zonat Urbane të shpërndara nga viti 2014 deri në vitin 2020, vihet re se me kalimin e viteve, për çdo qark të vendit, kemi një rritje të numrit të pensioneve të pleqërisë. Kjo shpjegohet me plakje të popullsisë, me zhvendosjet nga zona rurale në zona urbane. Numri më i lartë i pensioneve të pleqërisë regjistrohet në Qarkun Tiranë me 134 344 pensione, ndjekur nga qarku i Fierit me 64,323 pensione.


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Bazuar në po këtë ligj si dhe udhëzimet dhe rregulloret e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, përfiton pension invaliditeti personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin). Sa i përket numrit të pensioneve të invaliditetit në zonat urbane, vihet re se pas qarkut të Tiranës, vendin e dytë e zë Qarku i Elbasanit përgjatë gjithë periudhës 2014-2020, duke shprehur në këtë formë një problem të theksuar lidhur me këtë qark nisur nga problemet shëndetësore.


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Lidhur me pensionin familjar, përfitojnë pension të tillë persona të familjes në ngarkim të kryefamiljarit apo bashkëshortit të vdekur sipas disa kritere të nevojës për mbështetje ekonomike. Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, gjatë periudhës së marrë në analizë, viti 2014 shënon numrin më të lartë të pensioneve familjare të përfituara nga familjet shqiptare në zonat Urbane me 47,699 dhe në zonat Rurale janë 8485.


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Për çdo 100 banorë në vend kemi 23.5 Pensionist duke përfshirë këtu pensione Pleqërie dhe Pensione Invaliditeti apo Familjare. Open Data Albania ka përllogaritur raportin pensione për 100 banorë në vend ndër vite. Duke u fokusuar fillimisht në numrin gjithsej të pensioneve, vihet re një rritje e tyre nga viti 2014 në vitin 2020, ndërkohë që numri i popullsisë ka pësuar një rënie duke sjellë si pasojë një rritje të numrit të pensioneve të ndara për çdo 100 pensione për çdo qark. Ajo që bie më shumë në sy është Qarku i Gjirokastrës, ku në vitin 2020 për çdo 100 banorë të regjistruar në këtë qark, 45 prej tyre përfitojnë nga 3 llojet e pensioneve të theksuara më sipër, pra 45% e popullsisë së Gjirokastrës është Pensionist (pleqërie, invaliditeti apo familjar). Kjo shifër shpreh një popullsi relativisht të plakur në këtë qark. Qarku i dytë me numrin më të lartë të pensioneve të shpërndara është qarku i Vlorës ku vetëm në vitin 2020 shënohen 32 pensione të ndara për çdo 100 banorë.

Tirana nga ana tjetër është një ndër qarqet me numrin më të ulët të pensioneve për çdo 100 banorë, që vjen si rezultat i lëvizjeve të fuqisë punëtore të të rinjve duke ulur moshën mesatare në këtë qark.


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Raporti numër pensionesh me popullsisë për çdo qark, tregon se tendenca e të rinjve për tu larguar nga qarqet e vogla, drejt qarqeve më të zhvilluara si Tirana apo Durrësi si dhe emigrimet jashtë territorit të Shqipërisë, kanë ndikuar në krijimin e disa qarqeve “të plakura” duke sjellë për pasojë mungesën e një zhvillimi të mëtejshëm me mundësi zhvillimi për tregje pune të profesioneve të ndryshme.

Shkarko excel: Pensionist sipas Qarqeve dhe Llojit, raporti në 100 banorë 2014 -2020
Komente dhe Analiza : Open Data Albania