Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi një indikator Demografik siç është Pritshmëria e Jetëgjatësisë në Lindje. Informacioni ka burim UNFPA dhe Eurostat. Pritshmëria e Jetëgjatësisë në Lindje tregon numrin e viteve që një i porsalindur pritet të jetojë nëse kushtet e vdekshmërisë nuk ndryshojnë gjatë gjithë jetës së tij. Ky indikator shfaq kushtet e mira për jetesë përfshi mirëqenien, kujdesin shëndetësorë dhe mundësitë për jetë të gjatë në popullsi të ndryshme të botës. Autoritetet e ndryshme kombëtare dhe organizatat ndërkombëtare mund të përdorin metodologji të ndryshme për mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave. Për të bërë të mundur krahasueshmërinë në nivel ndërkombëtar të të dhënave, UNFPA mbështetet në metodologjitë standarde të përdorura nga burime kryesore të statistikave. Në disa raste të dhënat në këto tabela ndryshojnë nga ato të krijuara nga autoritete kombëtare. Sipas databazës për popullsinë të UNFPA, tabelat statistikore janë bazuar në sondazhet e përfaqësuesve kombëtar të departamenteve të Popullsisë dhe Shëndetit (DHS) dhe Sondazhet e Grupeve të Treguesve të Shumëfishtë (MISC); vlerësime të organizatave të Kombeve të Bashkuara dhe vlerësime ndërmjet agjencive. Ato gjithashtu përfshijnë vlerësimet dhe parashikimet e fundit mbi popullsinë (World Population Prospects). Informacioni pasqyron përgjithësisht informacion në dispozicion nga Janari 2021.

Amerika Latine dhe Karaibet kanë nivelin më të lartë të pritshmërisë së Jetëgjatësisë në Lindje, konkretisht 79 vjeç femrat dhe 73 vjeç meshkujt; pas saj vjen Europa Lindore dhe Azia Qendrore me moshën 78 vjeç femrat dhe 71 vjeç meshkujt; Azia dhe Paqësori pasojnë me moshën 75 vjeç femrat dhe 71 vjeç meshkujt; Vendet Arabe 74 dhe 70; Afrika Juglindore ka pritshmëri të jetëgjatësisë në Lindje prej 67 vjeç Femra dhe 62 vjeç Meshkuj, dhe Afrika Perëndimore dhe e Qendrës e ka 60 dhe 57 vjeç, përkatësisht meshkuj dhe femra. Mesatarja Botërore e Jetëgjatësisë në Lindje për të gjithë botën është 75 për meshkujt dhe 71 për femrat.


Burimi: Organizata e Kombeve të Bashkuara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Organizata e Kombeve të Bashkuara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në kontinentin e vjetër Europian Shtetet me popullsinë më jetëgjatë (treguesi jetëgjatësi në lindje) e kanë Norvegji, Zvicra dhe Islanda. Viti 2020 ndryshon me 2021, pasi disa vende janë renditur me ulje të Jetëgjatësisë në Lindje për shkak të fakteve demografike të shënuara gjatë vitit të parë të pandemisë. Kështu ne Lifenshtein jetëgjatësia është ulur me 2.4 vite e po njësoj edhe Itali, Romani. Lithuani. Poloni , Slloveni, Spanjë e Belgjikë kanë shënuar të paktën një vit ulje nga vlera e Jetëgjatësisë Mesatare në Lindje.

Moldova është vendi me treguesin më të ulët në kontinentin Europian. Shqipëria vjen pas Greqisë dhe Kroacisë sa i takon jetëgjatësisë në lindje por është më mirë se Turqia, Bonje e Herzegovina, Mali i Zi; Rumania; Serbia apo Maqedonia e Veriut. Viti 2020 shënon rënien më të madhe të indikatorit të Pritshmërisë së Jetëgjatësisë në Lindje. Në Kontinentin Europian ky indikator ka rënë me gati 1% krahasuar me një vit më parë.


Shqipëria ka shënuar ulje nëse i referohemi INSTAT, Në vitin 2020 ulja shënonte 2 vjet më pak për meshkujt ku nga 78 vjet, jetëgjatësia mesatare në lindje ndryshoi në 75 dhe me 1 vit për femrat ku nga 81 u bë 80. Viti i dytë i pandemisë ka korrigjuar pjesërisht këtë zbritje.


Burimi:Burimi: Instat
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi:Burimi: Instat
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sa i takon botës renditja sipas vendeve për Pritshmëri të Jetëgjatësisë në Lindje kryesohet nga Hong Kongu ku indikatori për femrat është 88 ndërsa për meshkujt 82. Me pas vjen Japonia; Kina; Australia; Franca; Guadelupe; Italia dhe Korea.


Burimi: Organizata e Kombeve të Bashkuara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Organizata e Kombeve të Bashkuara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Pritshmëria e Jetëgjatësisë në lindje është një indikator shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe cilësinë e jetës sipas rajoneve dhe shteteve.

Shkarko excel: Shtetet, Pritshmëri e Jetëgjatësisë në Lindje 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Ruci