Open Data Albania mbi njohjen dhe njehsimin e certifikatave, diplomave, gradave shkencore dhe titujve akademike të fituara jashtë vendit. Informacioni ka burim Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS). Njohja dhe njehsimi ka për qëllim njohjen e së drejtës për të vazhduar arsimimin, punësimin ose karrierën akademike në Republikën e Shqipërisë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar listën e personave që ju njihet Grada Shkencore “Doktor” dhe tituj akademike të fituar jashtë vendit për vitet 2017-2020. Grada shkencore “doktor” fitohet pas mbrojtjes me sukses të tezës së disertacionit, në përfundim të studimeve të doktoratës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, sipas kritereve dhe brenda afateve të përcaktuara nga legjislacioni për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Gjatë këtyre katër viteve janë njehsuar mesatarisht gjashtëdhjetë Grada Shkencore “Doktor” dhe tituj akademik në vit.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Veprimtaria e njohjes dhe njehsimit të diplomave dhe certifikatave, nënkupton administrimin dhe kryerjen e procedurave për të gjitha aplikimet për njohjen dhe njehsimin e kualifikimeve, si dhe të titujve akademike të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë, apo nga institucione të tjera të autorizuara nga kuadri ligjor i vendit përkatës për lëshimin e tyre.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njehsuar 4 295 (katër mijë e dyqind e nëntëdhjetë e pesë) diploma të huaja në harkun kohor të pesë viteve, përkatësisht 2014-2018. Nëse në vitin 2014 janë njehsuar 976 diploma të huaja, në vitin 2018 janë njehsuar 670 diploma të huaja.

Shkarko excel: Diploma dhe Doktoratura të mara në Institucione Univesitare të Huaja për Njohje në Vend 2017-2018
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci