Open Data Albania po hulumton mbi investimet faktike në fushën e mbrojtjes, konkretisht në kategorinë Forcat e Luftimit, për periudhën 2015-2020. Shpenzimet në Forcat e Luftimit mbajnë peshën më të lartë në shpenzimet totale në fushën e Mbrojtjes. Për vitin 2020, kjo peshë llogaritet rreth 7.12 miliardë Lekë apo sa 33.4% e shpenzimeve të total. Gjithashtu për vitin 2021 dhe 2022 është planifikuar një rritje e mëtejshme e saj ndaj shpenzimeve totale, respektivisht 8.27 miliardë Lekë apo 34.6% e shpenzimeve totale për mbrojtjen për vitin 2021 dhe 12.6 miliardë Lekë apo rreth 38.6% e shpenzimeve totale për vitin 2022.
Burimi: Ministria e Mbrojtjes (2022), Raporte Monitorimi ndër vite
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Ky Artikull ka në fokus investimet e bëra në fushën e mbrojtjes në Armatime, Infrastrukturë Fizike, Rritje kapacitetesh, Sinjalistikë dhe Aksesorë të tjerë lufte për periudhën 2015-2020. Në total, për periudhën e referuar, nga Buxheti i Shtetit janë paguar 13.6 miliardë Lekë për investimet e mësipërme (nuk përfshihen pagesat e TVSH-së).
Burimi: Ministria e Mbrojtjes (2022), Raporte Monitorimi ndër vite
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Mbrojtjes (2022), Raporte Monitorimi ndër vite
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Mbrojtjes (2022), Raporte Monitorimi ndër vite
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Mbrojtjes (2022), Raporte Monitorimi ndër vite
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Sipas kategorive, peshën më të madhe të investimeve në forcat e luftimit e zënë investimet në infrastrukturën fizike dhe teknologjike, konkretisht 46% të totalit apo rreth 6.2 miliardë Lekë në total për vitet 2015-2020. Ndërkohë shpenzimet në Armatime (Municion, pajisje dhe makineri për Forcat e Armatosura), zënë 43% të totalit apo rreth 5.9 miliardë Lekë. Rreth 1.5 miliardë Lekë janë shpenzuar për kategorinë Sinjalistikë dhe Aksesorë Luftimi.
Burimi: Ministria e Mbrojtjes (2022), Raporte Monitorimi ndër vite
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Më poshtë gjeni të listuar shpenzimet e realizuara nga Ministria e Mbrojtjes ndër vite për Investimet në Forcat e Luftimit.
Burimi: Ministria e Mbrojtjes (2022), Raporte Monitorimi ndër vite
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
- Për vitin 2015, shpenzimet më të larta konsistojnë në Blerje Helikopterë Transporti shumë rolësh në vlerën 892,6 milionë Lekë. Po në vitin 2015, janë blerë edhe 95,4 milionë Armatim i lehtë, Municion dhe Aksesorë Luftimi. Gjatë këtij viti ka patur edhe investime në infrastrukturë si hapje pusesh për forcën tokësore (2.65 milionë Lekë), thellim i kanalit të Basenit të anjeve, Kepi Palit (19.6 milionë Lekë) dhe Rikonstruksion i depove armatim – municion Zall Herr (25.8 milionë Lekë).
- Për vitin 2016, vlera më e madhe e paguar nga buxheti i shtetit shkon për projektin Blerje Armatim, Municione, pajisje dhe makineri për Forcat e Luftimit me rreth 1.10 miliardë Lekë, ndërsa investimet e tjera gjatë këtij viti konsistojnë në rikonkstruksione dhe ndërtime të infrastrukturës fizike si rikonstruksioni i depove të armatim – municionit Zall Herr (30.9 milionë Lekë), Blerje kamerash, ndriçim hangari, rrethim i repartit ushtarak në Farkë (24.6 milionë Lekë) etj.
- Për vitin 2017, nga buxheti i shtetit janë paguar 37.8 milionë Lekë për përmirësimin e sistemit të vëzhgimit të hapsirës detare.
- Për vitin 2018, janë shpenzuar rreth 1.01 miliardë Lekë për projektin Sistemi i Integruar i vëzhgimit të hapsirës ajrore RSH (SIVHA); 95 milionë Lekë për Ndërtimin e Hangarëve në Farkë dhe 27.7 milionë Lekë për blerje Armatimi i Lehtë Municion dhe Aksesor, Makineri dhe Pajisje.
- Për vitin 2019, janë shpenzuar 2.96 miliardë Lekë për blerje të Armatimeve të Lehta, Municion, Makineri dhe Pajisje; 92.96 milionë Lekë për Pajisje të komunikimit taktik me Radio një kanalëshe për grup batalionin; si dhe 25.5 milionë për Sisteme dhe Infrastrukturë TIK për Repartin Ushtarak nr.6640 Tiranë.
- Për vitin 2020, vihet re një rritje e peshës së blerjeve për armatime, konkretisht shpenzimet më të mëdha janë kryer për projektin Armatim i Lehtë, Municion dhe Pajisje e Makineri për Forcat e Armatosura në vlerë 1.70 miliardë Lekë. Gjithashtu vihet re një rritje e investimeve në fushën e sigurimit dhe mbajtjes në gatishmëri të kapaciteteve të nevojshme operacionale për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, më specifikisht për projektin Forca Tokësore në gatishmëri dhe operacionale janë shpenzuar nga buxheti i shtetit 1.79 miliardë Lekë, për projektin Forca Detare në gatishmëri dhe operacionale janë shpenzuar 994.2 milionë Lekë dhe për projektin Forca Ajrore në gatishmëri dhe operacionale janë shpenzuar 825.4 milionë Lekë. Me tëpër gjatë këtij viti janë shpenzuar edhe 739.9 milionë Lekë për Kontigjencë Ushtarake në mision paqeruajtëse jashtë vendit.
Po në vitin 2020 janë blerë Pajisje individuale ekuipazhi fluturues (Helmeta NVG, Set Mbijetese, Jelekë etj) në vlerën 19.4 milionë Lekë; Pajisje të komunikimit taktik me radio një kanalëshë për grup batalionin në vlerë 430,4 milionë Lekë; Sinjalistika detare dhe rilevim batimetrik detare në vlerën 54.7 milionë Lekë si dhe Infrastruktura në venddislokimi e radarit (Maja e Mides) në vlerën 72.3 milionë Lekë.
Investimet të tjera të realizuara gjatë vitit 2020 konsistojnë në Rikonstruksione Deposh në Zall Herr 41.8 milionë Lekë dhe ndërtim hangarësh për Helikopterët në Farkë 34 milionë Lekë.
Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe si dhe Raportet e Monitorimit të Ministrisë së Mbrojtjes ndër vite. Open Data ka publikuar edhe një Artikull mbi Shpenzime, Personel dhe Investime për Mbrojtjen dhe Ushtrinë, Shqipëria dhe Rajoni 2000-2022, ku mund të gjeni informacion mbi investimet e planifikuara të Qeverisë për periudhën 2022-2024.
Për më shumë informacion në lidhje me të dhënat referojuni Excelit të mëposhtëm.
Shkarko excel: Investimet në Forcat e Luftimit ndër vite, 2015-2020Komente dhe Analiza : Open Data Albania