Open Data Albania bazuar në të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë po përditëson vlera të Remitancat dhe Investimet e Huaja Direkte IHD,  me vitin 2015. Në një analizë të shtrirë në harkun kohor 2002-2015 vërehet që gjashtë vitet e fundit vlera e Investimeve të Huaja Direkte është më e lartë se vlera e Remitancave. Në vitin 2010 kur ndodh përmbysja e trendit shënohet edhe diferenca më e lartë mes vlerës së remitancave si dërgesa të emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja direkte.


Burimi: Banka e Shqiperise   
Komentet dhe Analiza: ODA   


Burimi: Banka e Shqiperise   
Komentet dhe Analiza: ODA

Pesha që zënë Remitancat në Investimet e Huaja Direkte ka ardhur në rënie nga viti në vit duke konfirmuar kështu uljen e peshës së emigrantëve dhe kontributit të tyre në ekonominë vendase. Gjithsesi tendenca për të pasur investime të huaja dhe treg më të mirë punësimi në vend, është ende tepër e brishtë dhe jo e qëndrueshme, në një kohë kur rritja e tyre ka ardhur si pasojë e privatizimeve dhe jo investimeve direkte nga kompani të huaja në vend.


Burimi: Banka e Shqiperise   
Komentet dhe Analiza: ODA

IHD dhe Remitancat janë flukse hyrëse të bilancit të pagesave dhe për rrjedhojë  janë dy tregues të rëndësishëm për rritjen e ekonomive kombëtare. Trendi që kanë ndjekur këta dy indikatorë në harkun kohor 2002-2015 paraqitet tepër interesant. Deri në vitin 2006 emigrantët sillnin në atdhe mesatarisht katër herë më shumë se investitorët e huaj direkt. Pas vitit 2006 ata jo vetëm sillnin shumë herë më pak vlera monetare, por pas vitit 2010 dërgesat nga emigrantët ishin mesatarisht 1.3 herë më të ulëta se vlera e investimeve të huaja direkte.

Kjo vërteton edhe njëherë faktin që nëse tetë vitet e para remitancat ndihmonin ekonominë të zhvillohej duke qenë se zinin një pjesë shumë të rëndësishme të PBB, gjashtë vitet e fundit kjo situatë ndryshon në favor të IHD-ve.

Kontribuoi> Griselda Rruci