Me akt Normativ nr. 12 datë 29 korrik Qeveria vendosi të ndryshojë Buxhetin e Shtetit. Parashikohet tashmë rritje të Planit për Të Ardhurat Buxhetore krahasuar kjo si me planin fillestar Ligji 115/2021 Për Buxhetin e Shtetit 2022, dhe me planin e ndryshuar me akt normativ në muajin Mars 2022.

Në Planin Fillestar, të ardhurat buxhetore janë planifikuar në vlerën 536.8 Miliard Lek. Në mars Plani për të Ardhura Buxhetore u rrit dhe shënonte 546.8 Miliard pra 10 miliard më shumë. Në Korrik Qeveria po ri planifikon të ardhura në vlerën 576.8 miliard Lekë, 40 miliard më shumë se plani fillestarë ose 7% më shumë se Plani Fillestar për të ardhura.

Qeveria me shtesën në të Ardhura Buxhetore planifikon të rrisë shpenzimet edhe të zbusë deficitin buxhetor.



Tabela: Ecuria Plan Buxheti I Shtetit, Plan Fillestar dhe ndryshime me Akt Normativ në Mars dhe Korrik 2022
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kjo rritje vjen për disa shkaqe ku kryesori është rritja e të ardhurave të mbledhura tatimore nga rritja e çmimeve të konsumit pas krizës ndërkombëtare të çmimeve që pasoi agresionin Rus në Ukrainë dhe sanksionet e ndërsjella. Pjesa më e madhe e shtesës vjen nga të ardhurat tatimore, të cilat rriten nga 500 miliard plani fillestar, apo 510 miliardë Lekë Plani i Marsit në 540 miliardë Lekë në planin e ndryshuar në Korrik.  Pra rritje me plus 40 miliardë Lekë.



Burimi: QBZ dhe MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rritja më e madhe mbështetet nga të ardhurat tatimore dhe doganore përkatësisht 24.5 miliardë Lekë, ndërsa pjesa tjetër ose 5.5 miliardë Lekë parashikohet rritje nga të Ardhurat e Fondeve Speciale si Sigurime Shoqërore dhe Shëndetësore.



Burimi: QBZ dhe MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas ndryshimit në Korrik, të ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohen në 395 miliardë Lekë, ndërkohë që në planin e ndryshuar në Mars ishin parashikuar 370 miliardë Lekë.



Tabela: Zërat e të ardhurave tatimore me rritje (ne mln leke) dhe rritje ne %, plan 2022
Burimi: Akt Normativ nr 12/2022 , Akt Normatin nr. 3 / 2022 Ligji nr 115 Për Buxhetin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akt Normativ nr 12/2022 , Akt Normatin nr. 3 / 2022 Ligji nr 115 Për Buxhetin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Zërat që mbështesin rritjen janë: Të ardhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (e ardhur nga tatimi mbi konsumin).  Kjo plan rritje mbështetet nga përformanca e gjashtë mujorit të parë, ku konstatohet 52 % realizim i planit vjetor. Po kështu Tatimi mbi Fitimin  planifikohet me 8.4 miliardë Lekë rritje. Rriten dhe të ardhurat nga taksa nacionale dhe të tjera me rreth 1.8 miliardë Lekë, e ardhura nga taksa doganore me rreth 1 miliardë Lekë.



Tabela: Zërat e të ardhurave tatimore me reduktim plani (ne mln leke dhe ne %)
Burimi: Akt Normativ nr 12/2022 , Akt Normatin nr. 3 / 2022 Ligji nr 115 Për Buxhetin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akt Normativ nr 12/2022 , Akt Normatin nr. 3 / 2022 Ligji nr 115 Për Buxhetin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërsa më reduktim plani rezultojnë të Ardhura nga Akciza  3.5 miliardë Lekë, dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale me 160 milionë Lekë më pak. Të dy këto kategori në gjashtë mujor kanë pasur realizim më të dobët, përkatësisht 41 dhe 46 %.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat nga Fonde Speciale kanë Plan në rritje ku Sigurimet Shoqërore planifikojnë mbledhje me 5.5 miliardë Lekë më shumë se plani fillestar. Rritja e pagës minimale ka dhënë kontribut tek kjo shtesë të ardhurash duke angazhuar subjektet ekonomike të rrisin kontributin.

Kategoritë e Shpenzimeve të buxhetit që planifikohen të rrite janë Shpenzime Korrente me plus 3.2 miliardë Lekë, Shpenzime Kapitale planifikohen plus 2.9 miliardë Lekë Fondi Rezervë me plus 6.8 miliardë Lekë rreth 80 % më i lartë se plani mëparshëm.



Tabela: Ndryshimi për Kategori Shpenzime Buxheti Plani Fillestar ndryshime Korrik 2022, ne milion Lekë
Burimi: Akt Normativ nr 12/2022 , Akt Normativ nr. 3 / 2022 Ligji nr 115 Për Buxhetin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në rritjen e Shpenzimeve Korrente dominojnë Operative dhe Mirëmbajtje me rreth 3 miliardë Lekë shtesë. Në kategorinë e shpenzimeve operative përfshihen blerje për materiale zyre apo mobilime, shpenzime udhëtimi dhe transporti, pagesa të faturave të energjisë, ujit, telefonit, etj., dhe shpenzimet e mirëmbajtjes ku përfshihen rikonstruksione të vogla në godina që lidhen me amortizimin e tyre. Ndërsa shpenzime personeli dhe ato për subvencione shfaqen me reduktim. Në shpenzime personeli ka ndikuar shkurtimi i Fondit për politikat të reja pagash nga 2.4 miliardë Lekë planifikuar në fillim ulet në 1.9 miliardë Lekë.



Tabela: Ndryshime Shpenzime Korrente 2022, Krahasim Plani fillestar dhe Ndryshim Korriku ne milion Lekë
Burimi: Akt Normativ nr 12/2022 , Akt Normativ nr. 3 / 2022 Ligji nr 115 Për Buxhetin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akt Normativ nr 12/2022 , Akt Normativ nr. 3 / 2022 Ligji nr 115 Për Buxhetin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tek Shpenzime të Fondit Rezervë, dyfishohet buxheti për Kontigjencën e Paketës së Rezistencës Sociale, një kategori e re shpenzimesh shtuar në aktin normativ në Mars 2022 për të menaxhuar pasojat e krizës së rritjeve të çmimeve. Nga 6 miliardë Lekë plani i rishikuar rritet në 12.1 miliardë Lekë.



Tabela: Ndryshime Shpenzime Fondi Rrezerve 2022, Krahasim Plani fillestar dhe Ndryshim Korriku ne milion Lekë
Burimi: Akt Normativ nr 12/2022 , Akt Normativ nr. 3 / 2022 Ligji nr 115 Për Buxhetin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Akt Normativ nr 12/2022 , Akt Normativ nr. 3 / 2022 Ligji nr 115 Për Buxhetin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Deficiti fiskal pritet të reduktohet me 17 miliardë Lekë ose 17 %, që financohet me të ardhurat shtesë të planifikuara.



Tabela: Ndryshimet në Deficitin Buxhetor të planifikuar 2022, vlerat ne mln leke dhe %
Burimi: Akt Normativ nr 12/2022 , Akt Normativ nr. 3 / 2022 Ligji nr 115 Për Buxhetin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Si rezultat, planifikohet të reduktohet deficiti me financim të brendshëm, konkretisht huamarrja e brendshme shkurtohet nga 50 në 33 miliardë Lekë.



Burimi: Akt Normativ nr 12/2022 , Akt Normativ nr. 3 / 2022 Ligji nr 115 Për Buxhetin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga reduktimi i deficitit buxhetor, raporti deficit me shpenzime totale zvogëlohet nga 16 në 13 %.

Shkarko excel: Ndryshime Plan Buxhetit 2022, Shtesa në të Ardhura Buxhetore, Shpenzime dhe Deficit. Aktit Normativ Nr. 12 data 29 Korrik
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Blerina Gjaci